fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 16 May, 2022 16:19 Luhatja e çmimeve, Britania e ka një ide për t’i mbrojtur konsumatorët
  • 16 May, 2022 13:39 Fansi i propozon në mes të koncertit, ky është reagimi i Elvana Gjatës
  • 16 May, 2022 13:35 Ramush Haradinaj përkujton Ukshin Hotin: Madhështia e tij na bën të vegjël
  • 16 May, 2022 13:34 Krasniqi: Ukshin Hoti ishte intelektual i pazëvendësueshëm, të zbardhet fati i tij
  • 16 May, 2022 13:30 Mozzik publikon fotografi të ëmbla me vajzën e tij, Hanën
  • 16 May, 2022 13:29 Publikohet lista me fituesit e ‘Billboard Music Awards 2022’, ja cilat çmime të rëndësishme i fitoi Dua Lipa
  • 16 May, 2022 13:23 Glauk Konjufca për Ukshin Hotin: Do të kujtohet sa të ketë komb shqiptar
  • 16 May, 2022 13:14 Lajçak takon ministrin e Jashtëm të Çekisë, flasin për Ballkanin Perëndimor
  • 16 May, 2022 13:08 Aplikimi i Kosovës në Këshillin e Europës, Abraham thirrje Italisë që ta vendos në agjendën e 20 majit
  • 16 May, 2022 13:06 Hoxhaj kritikon Kurtin e Osmanin: Asnjë fjalë se thanë për deklaratën mbështetëse të G7
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Gjenerata e artë e përkrah fuqishëm presidentin Ademi për mandatin e ri
4 March, 2022

Presidenti Ademi ka pritur në takim gjeneratën e artë të futbollistëve kosovarë, të cilët kanë dhënë kontribut të veçantë për futbollin sidomos në periudhën e ish-Jugosllavisë.

Ish-futbollistët të cilët kanë lënë gjurmë me punën dhe përkushtimin e tyre në fushën e gjelbër dhe jo vetëm, e falënderuan presidentin Ademi për siç thanë ata transformimin që ka bërë në futbollin kosovar, duke ndikuar në zhvillimin e shpejt të sportit më masiv në vend, me krijimin e kampeve me kushte tejet komode, e ku kombëtaret tona do të mund të zhvillojnë aktivitetin e tyre.

Ajet Shosholli e përgëzoi z.Ademi për punën e mirë dhe për respektin që ia bënë kësaj gjenerate. Ai shtoi se duke e pasur mundësinë të jenë afër futbollit, e shohin formën e duhur dhe të drejtë me të cilën po zhvillohet futbolli kosovar.

Ndërsa, kapiteni i tyre i parë Ramadan Cimili foli në superlativ për udhëheqjen e shtëpisë së futbollit kosovar në krye me presidentin Ademi, të cilin e falënderoi për respektin që u bënë duke u këshilluar me ta dhe duke ua mundësuar të jenë afër futbollit dhe të kenë përgjegjësi pavarësisht moshës së shtyrë.

Erdogan Celina në fjalimin e tij tha se është i lumtur që ka qenë pjesë e gjeneratës së artë, por që edhe këto ditë vazhdon të jetë pjesë e futbollit i cili po zhvillohet shpejt dhe drejt falë udhëheqjes së mirë nga presidenti Ademi.

Edmond Rugova e falënderoi presidentin Ademi për respektin që ka treguar për gjeneratën e artë ndër vite, duke thënë se është i vetmi që asnjëherë nuk i la të ndihen të neglizhuar.

Në anën tjetër Abdyl Bellopoja u shpreh i lumtur që Ademi është i gatshëm të vazhdojë edhe për një mandat tjetër në krye të FFK-së, duke e konsideruar si personin më adekuat për të drejtuar shtëpinë e futbollit.

Ndërsa Muharrem Sahiti dënoi ashpër shpifjet që disa persona po i bëjnë me qëllim të njollosjes së imazhit të Ademit, duke pohuar se të njëjtit flasin pavend dhe pa prova. Ai po ashtu tha se puna e pastër e presidentit Ademi vërtetohet edhe me marrëdhëniet që ai ka krijuar me drejtuesit e FIFA-s dhe UEFA-s, Gianni Infantino dhe Aleksandër Çeferin.

Ata njëzëri i ofruan mbështetje z. Ademit në mandatin e ardhshëm dhe i uruan shumë suksese.

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Gratë frymëzuese të Ukrainës, nga Valbona Zeneli
8 March, 2022 11:34

Gratë frymëzuese të Ukrainës, nga Valbona Zeneli

12 gratë e vitit që i dhanë një tjetër kuptim botës
8 March, 2022 11:21

12 gratë e vitit që i dhanë një tjetër kuptim botës

Lifestyle
Prindërit padisin djalin që nuk u dha nip ose mbesë, ia kërkojnë 650 mijë euro
13 May, 2022

Prindërit padisin djalin që nuk u dha nip ose mbesë, ia kërkojnë 650 mijë euro

Një çift në shtetin verior të Indisë, Uttarakhand, ka paditur djalin e tyre të vetëm dhe gruan e tij që

Lajmet e fundit
  • Luhatja e çmimeve, Britania e ka një ide për t’i mbrojtur konsumatorët 16 May, 2022
  • Porosia e komisionerit evropian drejtuar Serbisë: Dialogu me Kosovën duhet të vazhdojë 16 May, 2022
  • ESI kërkon që KiE ta pranojë Kosovën në vendin e Rusisë 16 May, 2022
  • Osmani uron presidentin e ri të Emirateve të Bashkuara Arabe 16 May, 2022
  • Varheyli: Shqipëria i ka përmbushur kushtet për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE 16 May, 2022
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top