Gjeorgjia ka aplikuar me procedurë të shpejtë për t’u bërë vend kandidat për anëtarësim me Bashkimin Europian, ka raportuar televizioni Nexta.
Ky vendim i përshpejtuar i Gjeorgjisë u nxit pas kontekstit të ri politik që krijoi fillimi i agresionit rus në Ukrainë meqë në plan kishte që aplikimin ta bënte në vitin 2024.
Edhe sot në Kuvendin e Kosovës u bënë thirrje që të përshpejtojë hapat drejt procedurave për anëtarësim në BE dhe NATO.