fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 5 August, 2022 15:43 Ministrja Nagavci: E shqetësuar rreth plagjiaturës në UP
  • 5 August, 2022 15:41 Bërnabiq: Pres një takim konstruktiv në Bruksel
  • 5 August, 2022 15:37 Osmani dekoron me Medaljen Presidenciale të Meritave gazetarin e ndjerë, Sulejman Gashi
  • 5 August, 2022 12:44 Çfarë ndodhi? Era Istrefi dhe Mozzik anulojnë duetin që do të sillnin
  • 5 August, 2022 12:38 Tërnava i drejtohet Kurtit për shaminë
  • 4 August, 2022 16:45 Osmani: Në Kosovë e mbijetuara është nënkryetare Kuvendi, në Serbi komandanti që urdhëroi masakrat
  • 4 August, 2022 16:41 Borrell: Kosova e ka miratuar dhe duhet ta themelojë pa shtyrje Asociacionin
  • 4 August, 2022 14:01 Rakiq: Qeveria po e shkel marrëveshjen e Brukselit, bëhemi me opozitën për ta rrëzuar
  • 4 August, 2022 13:57 Hoti: Qeveria i ka dhënë kredi Telekomit për largimin e punëtorëve nga puna
  • 4 August, 2022 13:56 Edhe 146 qytetarë afganë arritën sot në Kosovë
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Gjermania nuk ndryshon qëndrim për dialogun Kosovë-Serbi, pret njohje reciproke
24 July, 2022

Ambasadori gjerman në Beograd, Thomas Schieb ka thënë se qëndrimi i Berlinit për dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit nuk ka ndryshuar dhe se në fund të procesit të normalizimit është e nevojshme njohja reciproke e dyja palëve.

Në fund të mandatit të tij katërvjeçar në Serbi, ai thotë se është vendosur qartë korniza për negociatat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të cilat po zhvillohen me mbështetjen e BE-së dhe të dërguarit Miroslav Lajçak.

Diplomati gjerman deklaroi mes tjerash në një intervistë për FoNet se vendi i tij, Gjermania ofron mbështetje të pakufizuar për këtë proces.

“Për momentin, dialogu ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është i ngadalshëm, por është e rëndësishme për ne që në një të ardhme të parashikueshme të arrijmë një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve, pasi kjo do të përshpejtojë procesin e anëtarësimit të të dyja vendeve në Bllok”, tha ai.

Schieb vlerëson se mungon vullneti politik për të bërë progres më të shpejtë dhe për të arritur disa rezultate, por thekson se kohëve të fundit është bërë përparim në bashkëpunimin energjetik, edhe pse sipas tij mbetet të shihet se si do të realizohet kjo marrëveshje.

“Presim që dialogu të vazhdojë dhe të punohet në mënyrë konstruktive për zgjidhjen e problemit, theksoi Schieb dhe përkujtoi se në atë proces ishte i përfshirë edhe kancelari gjerman Olaf Scholz në takimet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, transmeton Klankosova.tv

Diplomati gjerman mohoi se qëndrimi i vendit të tij kishte ndryshuar në lidhje me rezultatin e dialogut të Brukselit.

“Është e nevojshme të normalizohen marrëdhëniet mes dy vendeve dhe në fund është njohja reciproke, të cilën kancelari Scholz e deklaroi qartë. Deri atëherë, do të ketë ende shumë punë për të bërë”, shpjegoi Schieb.

I pyetur për qëndrimin e Serbisë ndaj agresionit rus kundër Ukrainës, Schieb fillimisht u përgjigj se dëshira e të gjithëve është që të përfundojë sa më shpejt lufta dhe se sipas tij BE-ja, si një komunitet vlerash, vendosi sanksione kundër Moskës për këtë qëllim.

“Serbia, si kandidate për anëtarësim në BE, duhet t’i bashkohet të gjitha sanksioneve dhe masave të marra nga Bashkimi. Në fund të fundit, është vendimi i Serbisë nëse dhe kur do ta bëjë këtë. E kemi thënë qartë se këtë e presim nga ajo”, deklaroi i dërguari i Berlinit në Beograd, transmeton Klankosova.tv.

Duke folur për procesin e integrimit në BE, ai theksoi se në momentin kur Serbia përmbush të gjitha kushtet e vendosura, nuk sheh asgjë që do ta pengonte anëtarësimin e saj.

 

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Çavusoglu:“Terrorizmi nuk ka komb”
15 July, 2022 12:50

Çavusoglu:“Terrorizmi nuk ka komb”

Mendimet e së hënës në Prishtinë
21 June, 2022 09:12

Mendimet e së hënës në Prishtinë

Lifestyle
Në çfarë moshe largohen fëmija nga shtëpia e prindërve në Gjermani e shtete tjera
2 August, 2022

Në çfarë moshe largohen fëmija nga shtëpia e prindërve në Gjermani e shtete tjera

Më shumë se 30% e gjermanëve të moshës 15 deri në 24 vjeç nuk jetonin më me prindërit ose kujdestarët

Lajmet e fundit
  • Ministrja Nagavci: E shqetësuar rreth plagjiaturës në UP 5 August, 2022
  • Bërnabiq: Pres një takim konstruktiv në Bruksel 5 August, 2022
  • Erdogani arrin në Soçi, pritet të takohet me Putinin 5 August, 2022
  • Osmani dekoron me Medaljen Presidenciale të Meritave gazetarin e ndjerë, Sulejman Gashi 5 August, 2022
  • Çfarë ndodhi? Era Istrefi dhe Mozzik anulojnë duetin që do të sillnin 5 August, 2022
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top