Gjermania do të jetë përkah Kosovës në rrugën drejt pranimit në Këshillin e Evropës.
Këtë e konfirmoi edhe emisari për Ballkanin Perëndimor i Qeverisë së re të Gjermanisë, Manuel Sarrazin.
Sarrazin në një intervistë për “Frankfurter Allgemeine Zeitung” thotë se pas suspendimit të Rusisë nga Këshilli i Evropës është e mundur që një shumicë prej dy të tretave të votojnë për anëtarësimin e Kosovës teksa shpreh mbështetjen e plotë të Gjermanisë në këtë rrugëtim.
“Pas suspendimit të Rusisë nga Këshilli i Evropës, është e mundur që në këtë organizatë të ketë një shumicë prej dy të tretash që do të votonin për anëtarësimin e Kosovës”.
“Gjermania e ka njohur Kosovën. “Është e vetëkuptueshme që ne jemi në favor që shteti që ne njohim të përfaqësohet në organizatat ndërkombëtare”, tha Sarrazin.
Sarrazin shtoi se i takon Prishtinës të shqyrtojë nëse është koha e duhur për të aplikuar./Klankosova.tv/.