Policia dje në Gjilan ka arrestuar një të dyshuar për veprën penale “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.
Pos kësaj është bastisur edhe një lokal në të cilin janë hasur disa persona duke luajtur ku në mesin e këtyre personave është hasur edhe i dyshuari pronari i lokalit.
Aty janë gjetur 21 shtëpiza kompjuterike, 26 monitor, 5 monitor-tabela të bingos, dhe 1 sferë e topave bingo.
Të gjitha këto pajise janë konfiskuar nga Dogana e Kosovës, ndërsa Policia e Kosovës ka bërë konfiskimin e mjeteve financiare në vlerë të përgjithshme prej 144 eurove.
Sipas Policisë pas bastisjes, për intervistim janë shoqëruar 4 persona të cilët deklaruar se në këtë lokal kanë luajtur lojëra të fatit, për intervistim po ashtu është shoqëruar edhe i dyshuari/pronari i lokalit ku pas intervistimit me aktvendim mbi ndalimin e personit të arrestuar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.