Gjilani dje i ka bërë përgatitjet e fundit para derbit të sotëm em Dritën.
Skuadra gjilanase u stërvitë në fushën e stadiumit përreth një orë, ku futbollistët u panë të fokusuar.
Dhe trajneri, Sadat Pajaziti ka marrë lajme të mira nga stafi mjekësor.
Pajazitit i është bërë e ditur se përveç Muçës, asnjë lojtar tjetër nuk është duke vuajtur nga ndonjë lëndim.
Pra, kryetrajneri i Gjilanit mund të llogaritë te shumica e lojtarëve të tij për derbin e sotëm.
Morali dhe dëshira e futbollistëve të Gjilanit duket të jetë mjaft e lartë para takimit./IndeksOnline/