fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 26 January, 2021 16:53 Peci, PSD-së: Reagimi juaj të ngjallë neveri – mllefi ju vie nga defaktorizimi juaj si subjekt
  • 26 January, 2021 16:42 Nxënësit në Kosovë fitojnë shkathtësi për shekullin 21:mendimi kritik, zgjidhja e problemeve dhe programimi themeli i arsimit modern
  • 26 January, 2021 15:42 Maloku i KPK-së pritet në takim nga Osmani
  • 26 January, 2021 15:32 Pak para vendimit të PZAP-së, AAK i zëvendëson emrat e kandidatëve për deputetë
  • 26 January, 2021 15:26 Sannino: Turbulencat politike në Kosovë nuk i kanë ndihmuar dialogut me Serbinë
  • 26 January, 2021 14:59 Kurti: Dialogu duhet së pari të normalizojë Serbinë
  • 26 January, 2021 14:57 Nitaj takoi drejtoreshën e MCC-së, Olmstead
  • 26 January, 2021 13:46 Cardi B dëshiron ta krijojë aplikacionin e saj
  • 26 January, 2021 13:43 Vërshime në disa zona në Podujevë pas reshjeve të fundit
  • 26 January, 2021 13:41 Kanye West rikthehet në Los Angeles
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
GLSP kritikon procesin e mbyllur të KGJK-së për emërimin e gjyqtarëve në Departamentin Special
5 August, 2019

Drejtësia sot nga GLSP ka shprehur shqetësimin në lidhje me procesin e emërimit të gjyqtarëve në Departamentin Special në Gjykatën Themelore të Prishtinës dhe atyre që do të shërbejnë në Gjykatën e Apelit.

 

Ata përmes një reagimi për media thonë se ky proces, i menaxhuar në tërësi nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), mbetet i mbyllur në të gjitha aspektet e tij dhe për më tepër, lë dyshime të mëdha mbi kualitetin e procesit të përzgjedhjes dhe të vet gjyqtarëve që janë emëruar në pozitat e dhëna.

Drejtësia Sot thotë se ka listuar vetëm disa nga arsyet që sjellin në një përfundim të tillë.

Së pari, sipas tyre, ky proces ka qenë dhe mbetet proces i mbyllur dhe i izoluar nga syri i jashtëm. KGJK ka refuzuar në vazhdimësi që të pranoj që procesit të përzgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të ardhshëm të këtyre departamenteve të jetë i monitoruar dhe që intervistomi i kandidatëve të jetë i hapur si çdo proces tjetër. Me këtë rast, KGJK, jo vetëm që ka përmbysur standardin e transparencës, por çdo ditë po shuan shpresat që ky institucion do të punoj mbi bazë të këtij parimi.

Së dyti, asnjë nga dokumentet me interes publik, duke përfshirë CV-të (duke hequr informacionet senzitive personale), dokumentet që njoftojnë mbi reputacionin e lartë profesional, integritetin, masat disiplinore (ndaj gjyqtarëve kandidatë nëse ka pasur), kapacitetin e lartë profesional dhe atë të arsyetimit ligjor, si dhe ato dokumente që tregojnë performacën e tyre paraprake si gjyqtarë, nuk janë vënë në dispozicion të publikut dhe/ose instituteve që kanë shprehur vullnetin për të monitoruar një proces të tillë të rëndësishëm, duke përfshirë GLPS-në dhe platformën Drejtësia Sot.

Sipas tyre, KGJK ka refuzuar në vazhdimësi të ndajë me publikun ose institutet në fjalë informacionet e lartpërmendura dhe po vazhdon të heshtë në kërkesat që GLPS përmes platformës Drejtësia Sot ka parashtruar me datën 12 korrik 2019 për qasje në dokumentet publike në lidhje me kandidatët dhe procesin. Duke njohur faktin që dokumentet e tilla do jenë udhëzues mbi faktin nëse gjyqtarët e përzgjedhur meritojnë të shërbejnë në departamentet e dhëna, publiku dhe rrjedhimisht ne ende nuk njohim arsyet objektive, karshi kritereve të ligjit dhe rregulloreve, që kanë shtyrë KGJK-në për të përzgjedhur dhe emëruar kandidatët në fjalë në pozitat e tyre.

Së treti, sipas Drejtësia Sot, Komisioni për Përzgjedhjen e Gjyqtarëve në Departamentin Special në Gjykatën Themelore në Prishtinë dhe Gjykatën e Apelit dhe KGJK nuk kanë sqaruar metodologjinë e vlerësimit dhe arsyetimin për secilin kandidat, si kushte minimale për t’i sqaruar publikut dhe palëve të interesuara pse gjyqtarët në fjalë janë përzgjedhur dhe emëruar në pozitat në fjalë. KGJK dhe Komisioni ende nuk arrijnë t’u përgjigjet kërkesave tona për informacion në lidhje me metodologjinë e shfrytëzuar për të arritur në përfundimin që gjyqtarët e zgjedhur janë të kualifikuar, kanë të kaluar dhe kredibilitet të mjaftueshëm profesional dhe etik, si dhe integritet moral, për të marr pozitat të tilla.

Së katërti, ata thonë se, mbetet shqetësues fakti që KGJK dhe Komisioni në fjalë, në raport me shumicën e gjyqtarëve të emëruar në Departamentin Special në Gjykatën Themelore në Prishtinë dhe atë në Gjykatën e Apelit, ka emëruar ata/o gjyqtar/e të cilat, sipas informacioneve publike, kanë mungesë të dukshme të eksperiencës në raste relevante të rëndësishme penale, për të mos thënë zero. Për më tepër, shumica nga ata/ato, nëse jo të gjithë, duke shqyrtuar aktgjykimet e mëhershme dhe profilin e tyre publik, nuk tregojnë që posedojnë kualifikim të duhur profesional dhe aftësi të larta të arsyetimit ligjor si standarde minimale të kërkuara nga rregullorja dhe vet natyra e punës që gjyqtarët do përballen në departamentin special.

Me këtë rast, sipas tyre, duhet rikujtuar KGJK-së dhe Komisionit përzgjedhës që Departamenti Special është themeluar si përgjigje ndaj nevojës për më shumë profesionalizëm, integritet dhe përkushtim në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të nivelit të lartë, dhe jo e kundërta.

Ata tutje i kanë bërë thirrje KGJK-së që t’i mbetet besnike parimit të transparencës dhe profesionalizmit, dhe si hap i parë të ofroj informacione mbi procesin e përzgjedhjes, dhe t’u jap përgjigje kërkesave që i’u janë drejtuar.

Ata kanë kërkuar nga KGJK-ja të garantoj që procesi të kthehet në pikën zero. KGJK mban obligimin që të garantoj që së paku kriteret e miratuara në aktet e tyre të brendshme të respektohen (si psh. të Regullores Nr.03/2019), dhe duke marrë parasysh mënyrën se si ky proces është menaxhuar, KGJK mbetet e obliguar që të bëj dallim nga institucionet tjera dhe sidomos nga ato politike.

Arbitrariteti, mbyllja, mungesa e profesinalizmit në vlerësim nuk janë formulë për të ndërtuar një fytyrë të re të sistemit gjyqësor dhe ndihmuar Kosovën.

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995
25 December, 2020 19:02

Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9%  të virusit që shkakton COVID-19
17 December, 2020 21:58

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9% të virusit që shkakton COVID-19

Lifestyle
Do të përfshiheni në një mosmarrëveshje me miqtë tuaj, bëni kujdes
25 January, 2021

Do të përfshiheni në një mosmarrëveshje me miqtë tuaj, bëni kujdes

Horoskopi për ditën e sotme, 25 janar 2021. Dashi Është koha të bëheni plotësisht flirtues sot. Kontaktet përmes shikimit mund

Lajmet e fundit
  • Peci, PSD-së: Reagimi juaj të ngjallë neveri – mllefi ju vie nga defaktorizimi juaj si subjekt 26 January, 2021
  • PZAP-ja lë jashtë listave Kurtin dhe kandidatët tjerë që kanë probleme me ligjin 26 January, 2021
  • Nxënësit në Kosovë fitojnë shkathtësi për shekullin 21:mendimi kritik, zgjidhja e problemeve dhe programimi themeli i arsimit modern 26 January, 2021
  • Haradinaj: Presim certifikimin e listës, përndryshe do të ankohemi në Supreme 26 January, 2021
  • Pesë të vdekur dhe 288 raste të reja me COVID-19 sot në Kosovë 26 January, 2021
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top