Policia njofton për një grabitje të armatosur të ndodhur dje në Zubin Potok. Tri femra dhe një mashkull, të gjithë kosovarë, kanë raportuar se hajnat kanë vjedhur nga ta rreth 7 mijë euro dhe 10 milionë dollarë.
Të dyshuarit kanë ikur në drejtim të panjohur teksa policia ka nisur hetimet lidhur me rastin.
Njoftimi i plotë i policisë:
GRABITJE /Zubin Potok, 11.04.2022-13:50.Katër viktimat , tre femra dhe një mashkull të gjithë kosovarë, kanë raportuar se tre të dyshuar të maskuar dhe të armatosur nën kërcënimin e armëve u kanë grabitur 10 milion dinar dhe rreth 7.000 euro dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse policore. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti nën hetime nga njësitë relevante.