I dërguari special i Presidentit amerikan, Donald Trump për marrëveshjen me Kosovën dhe Serbinë, Richard Grenell të martën i kërkoi qeverisë së re të Kosovës të heqë taksën ndaj mallrave serbe.

Richard Grenell, i cili është ambasador amerikan në Gjermani, tha se ‘‘presim që taksa të hiqet menjëherë”.
”Ne u kemi sqaruar të gjithë liderëve të partisë në Kosovë se heqja e taksës është në interesin e Kosovës dhe ekonomisë së saj, si dhe në dëshirën për të hapur biznese të reja”, tha ai në një deklaratë për AP.
Dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian midis Serbisë dhe Kosovës është bllokuar për shkak të vendosjes së taksës.
Parlamenti i Kosovës të hënën votoi në kryeministrin e ri pas gati katër muaj bisedimesh midis dy partive kryesore të vendit, njofton Klan Kosova.