Antoine Griezmann po kalon nëpër momentet më të errëta të karrierës.
Futbollisti francez nuk ka shënuar gol qe gjashtë muaj, që prej 6 janarit, kur realizonte në Copa del Rey ndaj Rayo Majadahonda në “Wanda Metropolitano”.
Sulmuesi francez ishte lënduar më pas në derbin e Madridit pas një ndërhyrjeje të Dani Carvajalit.
Nga ajo kohë vuajti nga një tërheqje muskulore dhe e kaloi një muaj e gjysmë jashtë fushës së blertë.
U rikthye më pas më 23 shkurt në lojën e parë të së tetës së finales së Ligës së Kampionëve ndaj Manchester Unitedit.
Francezi luajti 15 minuta, pro nuk ishte në gjendje të shënonte, shkruan mediumi spanjoll “Mundo Deportivo”, përcjell “Gazeta Express”.
Nga ajo kohë ai ka “agjëruar” dhe kanë kaluar 20 ndeshje që kur s’ka shënuar gol.
17 prej tyre me Atletico Madridin dhe tri të tjera me Kombëtaren e Francës.
Griezmann është i huazuar në Atletico nga Barcelona, e cila synon ta shesë përfundimisht kartonin e tij pas një viti.
Ai do ta kalojë edhe një vit në formë huazimi në kryeqytetin spanjoll.
Dhe, nëse i luan së paku 45 minuta në 50 për qind të ndeshjeve të edicionit tjetër, Atletico duhet t’i paguajë 40 milionë euro për ta blerë kartonin e lojtarit.