Manchester City ka shënuar fitore ndaj Bayern Munichut në ndeshjen miqësore të zhvilluar në orët e para të mëngjesit.
Ishte Erling Haaland i cili realizoi në minutën e 12-të të ndeshjes, shkruan Gazeta Express.
Ky ishte goli i tij i parë me ekipin e ri, duke shënuar qysh në debutim.
Pas ndeshjes, trajneri Pep Guardiola deklaroi se ka nevojë për më shumë kohë dhe ritëm.
“Ai shënoi një gol që është i rëndësishëm, këto lloj golash para portierit – ai është gjithmonë aty”, ka thënë fillimisht Guardiola.
“Minutat e para, ai ka nevojë për më shumë ritëm dhe kohë, por tashmë ai kishte 45 minuta që është mirë për të”, deklaroi ai.
Ndeshja u zhvillua në formatin dy herë nga 40 minuta.