Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka dhuruar gjak sot në nder të 28 Nëntorit, Festës së Flamurit Kombëtar.
Haradinaj ka thënë se bashkë me kolegë nga subjekti politik që ai drejton dhuruan gjak në Transfuzionin e Gjakut në Prishtinë.
“28 Nëntori na kujton Gjergj Kastriotin, pavarësinë e Shqipërisë, ditëlindjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari, daljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe luftën heroike të saj, gjakun e sakrificën e popullit shqiptar ndër shekuj”.
“Për nder të kësaj dite, me kolegë nga Aleanca, dhuruam gjak në Transfuzionin e Gjakut në Prishtinë. Nevoja për gjak është jashtëzakonisht e madhe. Duke ju uruar festat e Nëntorit, apeloj që secili që ka mundësi të dhurojë gjak që të shpëtojë jetë”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.