Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka quajtur dialogun Kosovë-Serbi, dialog teknik dhe i teknikëve.
Në seancën ku po diskutohet rreth kësaj çështjeje, Haradinaj kritikoi Qeverinë duke u thënë se po vazhdon ta dëmtojë Kosovën dhe Vetëvendosje po e vë popullin në gjumë.
“Çështja e dialogut Kosovë-Serbi është shumë me rëndësi, është interes nacional, poashtu kjo çështje është zgjatur me vite, e ka rënduar Kosovën në etapa të ndryshme, e ka nxjerr para sfidave si të brendshme qoftë politike, por edhe ndëretnike, përfshirë zhvillimet me Veriun, por edhe e kanë nxjerr Kosovën me vështirësi në rrugëtimin e vet. Edhe ne sot nuk e kemi liberalizimin e vizave, si Kosovë po flas dhe sikur e dimë edhe sot rikthehemi në dialog të stërzgjatur tani më i kthyer jo veç në dialog teknik, por edhe në dialog të teknikëve që udhëtojnë shpesh në Bruksel, këta teknikë duhet të tregojnë se çka është ka ndodh me dialogun. Ende sot e quani sukses dialogun e teknikëve për arritjen e një marrëveshjeje për ngjitës në tabela. Po e vazhdojnë me një tallje përmes dialogut të teknikëve, fatkeqësisht përmes riciklimit të temave të zgjidhura dikur. Ne si AAK kemi propozuar mocion përmbajtësor për të vendosur kornizën për vazhdimin e dialogut, në të cilën kornizë ndër të tjera do të obligohet Qeveria që të mos vazhdoj me dialogun teknik dhe të teknikëve të vetë, por të kaloj në fazën finale me marrëveshjen e madhe, njohjen reciproke të Kosovës”, tha Haradinaj, transmeton Klankosova.tv.
Haradinaj mes tjerash tha se partia e tij i ka ofruar përkrahje Qeverisë në tema të rëndësishme, por kjo e fundit, sipas tij, e ka bërë të kundërtën.
“I kemi ofruar përkrahje Qeverisë për tema të rëndësishme, këta njerëz e kanë bërë të kundërtën, këta njerëz kanë vazhduar të dëmtojnë dhe shkaktojnë humbje në Kosovë. Këta njerëz e kanë kundërshtuar zgjidhjen për energjinë të propozuara. Këta të mençurit që i kanë thënë Kosovës na vjen megavati shtrenjtë kur iu propozua gazsjellësi amerikan prej Shkupit, këta teknikë i kanë marrë digitronat me tregu që është shtrenjtë. Deri kur ju që jeni përball edhe Kryeministri edhe presidentja, Konjufca, deri kur doni me u mbush mend dhe të mos bëni hajgare me këtë vend”.
“Çka po bëni ju sot, kjo parti e ka vendosur në gjumë Kosovën keq, është duke e çuar poshtë. Refuzimi i projekteve strategjike, mosbotimi i një ligji për donacione për ushtrinë po e dobësojnë Kosovën dhe po e bëjnë të paaftë. Vjen ky tekniku prej Brukselit, si keni përfunduar si Vetëvendosje në dialog të teknikëve. Mos lejoni të vazhdojë më tutje cirku i juaj i dialogut të teknikëve”, tha më tej Haradinaj.