Kryeministri ne detyrë, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe para shtatores së heroit Zahir Pajaziti në Prishtinë për ndër të ditëlindjes së tij të 57.
“Jemi këtu për të bërë nderim simbolik me pak familjarë dhe kolegë në shenjë nderimi dhe respekti për kontributin e tij për liri”, ka thënë Haradinaj.
“Zahiri dhe bashkëluftëtarët e tjerë janë shembuj të atdhedashurisë dhe vetëmohimit, në kërkim të lirisë dhe të drejtës së shqiptarëve. Ideali i Zahirit do të jetë gjithmonë pikëmbështetje e vizionit tonë për Kosovën”.
“Lavdi e përjetshme!”.