fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 23 May, 2022 15:20 Shpërblehen 14 komuna përmes grantit të performancës komunale
  • 23 May, 2022 15:14 Ronela nuk u kualifikua në finalen e Eurovision, flet koreografja
  • 23 May, 2022 15:12 Bora dhe Donaldi i kalojnë pushimet e para së bashku?
  • 23 May, 2022 15:06 Kur do të mbërrijë në rajon Kancelari Scholz, publikohet një datë
  • 23 May, 2022 14:52 Stavileci: Qeveria të zbatojë vendimin për uljen e çmimit të energjisë
  • 23 May, 2022 13:49 Shtesa 100 euro, flet edhe njëherë ministri Murati
  • 23 May, 2022 13:48 Gashi: Të dorëzohet në Kuvend propozimi për shkarkimin e bordit të ZRrE-së
  • 23 May, 2022 13:43 Vjosa Osmani dhe Ilir Meta bëjnë homazhe te shtatorja e dëshmorit Edmond Hoxha
  • 23 May, 2022 13:32 Kurti e quan të frytshme vizitën e tij në ShBA
  • 23 May, 2022 13:24 Kryesia vendos që Kuvendi të mbajë seancë të enjten
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Haradinaj, Kurtit: Kryeministër, nuk ushqehet populli me ideologji
8 March, 2022

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë me dije se ky subjekt politik sot ka nisë procedurën për, siç e quajnë ata, diskriminim që i bëhet qytetarëve të Kosovës me pagesën për rrymën duke e cilësuar si shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut.

Haradinaj ka thënë se qytetari i Kosovë nuk është duke u përballë vetëm me rritjen e çmimit të naftës, por me pamundësinë për me siguru ekzistencën.

“Situata në Kosovë është shumë më e komplikuar, nuk është veç punë nafte e punë akcize. Qytetari i këtij vendi po përballet me pamundësinë me siguru ekzistencën, po rriten çmimet e gjithë artikujve të jetesës, rryma, nafta, vaji, sheqeri, buka, ilaçet edhe gjithçka tjetër”, ka shkruar ai në Facebook.

Ai ka bërë të ditur se AAK-ja do ta dërgojë në Kushtetuese çështjen e çmimit të rrymës dhe lirimin nga pagesa për qytetarët në komunat veriore.

“Kemi qenë të shqetësuar gjatë gjithë këtyre muajve të veprimeve të kësaj qeverie antipopullore. Ka më shumë se 6 muaj që bëjmë presion te kjo qeveri ta miratojë Ligjin e Pagave dhe rritjen e pagës minimale, e s’ka asnjë veprim. Përkundrazi ajo e rritë çmimin e energjisë për qytetarët shqiptarë, ndërkaq për serbët në veriun e vendit, vendos me ua pagu rrymën nga buxheti i shtetit”.

“Sot, e kemi nisë procedurën që këtë diskriminim ta dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese, si shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut”, ka shtuar Haradinaj.

Ai ka thënë se kryeministri Kurti në vend që të veprojë po mban fjalime letrare dhe filozofike në Kuvend, ku sipas tij ‘shtëpia nuk mbahet me llafe’.

“Përfundimisht, situata në Kosovë kurrë nuk ka qenë më e rëndë, edhe në aspektin e ekzistencës e edhe të sigurisë. Kryeministri në vend që të veprojë po mbanë fjalime letrare dhe filozofike në Kuvend. Nuk ushqehet populli as me ideologji e as me ëndrra. Nuk mashtrohen njerëzit me fjalë të bukura. Nuk mbahet shpija me llafe. Qeveria po kujton se mund të tallet me qytetarët e vendit, duke i lajthitur me do farë “epopeshë të arsimit”. Kanë vdekur sistemet kur popujt janë ushqyer me ideologji dhe me artin e kulturën që e kanë prodhuar ato, e të cilat kryeministri Kurti po i përdorë me aq pafytyrësi”.

“Prandaj, ne nuk e kemi ndërmend të ndalemi së demaskuari këtë qeveri të dëmshme, pa marrë parasysh fuqinë tonë opozitare në Kuvend, por gjithnjë me shpresë se do të rritet populli opozitar që nuk do të bie pre e mashtrimeve dhe fjalëve të bukura të Kryeministrit, e që herëdokurë do t’ia japë përgjigjen që e meriton”, ka përfunduar Haradinaj.

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Gratë frymëzuese të Ukrainës, nga Valbona Zeneli
8 March, 2022 11:34

Gratë frymëzuese të Ukrainës, nga Valbona Zeneli

12 gratë e vitit që i dhanë një tjetër kuptim botës
8 March, 2022 11:21

12 gratë e vitit që i dhanë një tjetër kuptim botës

Lifestyle
Prindërit padisin djalin që nuk u dha nip ose mbesë, ia kërkojnë 650 mijë euro
13 May, 2022

Prindërit padisin djalin që nuk u dha nip ose mbesë, ia kërkojnë 650 mijë euro

Një çift në shtetin verior të Indisë, Uttarakhand, ka paditur djalin e tyre të vetëm dhe gruan e tij që

Lajmet e fundit
  • Kurti takohet me drejtuesit e PayPal në Davos 23 May, 2022
  • Giresse publikon listën e Kosovës për ndeshjet e qershorit 23 May, 2022
  • Dendias me Xhaçkën: Të bashkëpunojmë për abrogimin e ligjit të luftës dhe pensionet e shqiptarëve në Greqi 23 May, 2022
  • Shpërblehen 14 komuna përmes grantit të performancës komunale 23 May, 2022
  • Ronela nuk u kualifikua në finalen e Eurovision, flet koreografja 23 May, 2022
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top