Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, u ka bërë thirrje qytetarëve serbë të Kosovës, që të ruajnë qetësinë, rendin e ligjin, referuar zhvillimeve të nxitura nga autoritetet serbe, pak orë para hyrjes në fuqi të vendimit për reciprocitet për targat dhe dokumentet e identifikimit.

”Të dashur qytetarë të Kosovës,
Vendimi për vendosjen e reciprocitetit me Serbinë është i drejtë dhe i ligjshëm edhe në bazë të ligjeve vendore, por edhe atyre ndërkombëtare.
Mbështesim institucionet e vendit, organet e rendit dhe sigurisë, për zbatimin e këtij vendimi të drejtë e të ligjshëm.
Bëjmë thirrje që qytetarët serb në veri të vendit, të përmbahen dhe të ruajnë qetësinë, rendin e ligjin”.