Kënga më e fundit e The Weeknd, “Save your tears”, është një nga projektet më të diskutuara të momentit.
Si fillim këngëtari i shokoi të gjithë me pamjen e tij në videoklipin e fundit, duke u shfaqur me proteza të dizajnuara për ta bërë atë të dukej sikur fytyra e tij kishte pësuar një operacion radikal plastik, duke përfshirë këtu fillers rreth faqeve dhe buzëve të tij.
Më pas fansat nisën të aludonin se kjo këngë ishte një dedikim për ish të dashurën, Selena Gomez, pasi edhe modelja që The Weeknd ka zgjedhur për videoklipin ka ngjashmëri shumë të madhe me këngëtaren.
Mirëpo opinioni publik është i ndarë në opinione të ndryshme, ka nga ata që thonë se kënga i kushtohet Selena-s, ndërsa të tjerë mendojnë se është një thumb drejtuar Bella Hadid.
Fansat në Twitter kanë nisur të aludojnë se The Weeknd ka vendosur proteza për t’u dukur si Bella dhe për ta ironizuar modelen për operacionet plastike.
Modelja është përfolur shumë herë se ka kryer ndërhyrje estetike, por ajo e ka mohuar gjithmonë.
“A po përpiqet The Weeknd të duket si Bella Hadid, sepse unë mund ta shikoj”, ka shkruar dikush në Tëiiter.