fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 16 May, 2022 16:19 Luhatja e çmimeve, Britania e ka një ide për t’i mbrojtur konsumatorët
  • 16 May, 2022 13:39 Fansi i propozon në mes të koncertit, ky është reagimi i Elvana Gjatës
  • 16 May, 2022 13:35 Ramush Haradinaj përkujton Ukshin Hotin: Madhështia e tij na bën të vegjël
  • 16 May, 2022 13:34 Krasniqi: Ukshin Hoti ishte intelektual i pazëvendësueshëm, të zbardhet fati i tij
  • 16 May, 2022 13:30 Mozzik publikon fotografi të ëmbla me vajzën e tij, Hanën
  • 16 May, 2022 13:29 Publikohet lista me fituesit e ‘Billboard Music Awards 2022’, ja cilat çmime të rëndësishme i fitoi Dua Lipa
  • 16 May, 2022 13:23 Glauk Konjufca për Ukshin Hotin: Do të kujtohet sa të ketë komb shqiptar
  • 16 May, 2022 13:14 Lajçak takon ministrin e Jashtëm të Çekisë, flasin për Ballkanin Perëndimor
  • 16 May, 2022 13:08 Aplikimi i Kosovës në Këshillin e Europës, Abraham thirrje Italisë që ta vendos në agjendën e 20 majit
  • 16 May, 2022 13:06 Hoxhaj kritikon Kurtin e Osmanin: Asnjë fjalë se thanë për deklaratën mbështetëse të G7
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Haxhiu konfirmon se do të shkojë në Hagë në fund të muajit: Do të takoj këdo që pranon
23 March, 2022

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka konfirmuar që do të udhëtojë në fund të këtij muaji drejt Hagës për ta takuar të gjithë ata që janë duke u gjykuar nga Dhomat e Specializuara – ashtu siç deklaroi mbrëmë kryeministri Albin Kurti.

“Në fund të këtij muaji unë bashkë me Komisionin për Legjislacion, në fakt kryetarin dhe një anëtar të këtij komisioni, si dhe bashkë me nënkryetaren e Kuvendit, Saranda Bogujevci, kemi planifikuar që ta kemi një vizitë në Hagë”.

Ajo tha se është e vërtetë që disa prej ish-krerëve të UÇK-së nuk kanë pranuar të takohen me zëvendësministrin e Drejtësisë, Blerim Sallahu, kur ai ka qenë në vizitë vitin e kaluar.

E para e dikasterit të drejtësisë thotë se edhe tash do të bëjë kërkesë që të takohet me të gjithë ata që po mbahen në Qendrën e Paraburgimit në Hagë dhe mbetet në vullnetin e tyre nëse duan ta kenë një takim me të ose jo, njofton Klankosova.tv.

“Është e vërtetë që disa prej tyre nuk e kanë pritur ministrinë e Drejtësisë në vitin e kaluar në vizitë, por si ministri e Drejtësisë kemi obligim që të bëjmë kërkesa për të gjithë pavarësisht dallimeve politike që kemi për çështjet që kanë ndodhur pas luftës. Sa i përket luftës çlirimtare të UÇK-së kemi një qëndrim – lufta e UÇK-së ka qenë luftë e drejtë për çlirim, prandaj problemet e pasluftës politike me ta nuk më bëjnë mua që të mos kërkoj që t’i vizitoj. Mbetet në vullnetin e tyre nëse duan ta presin apo jo ministrinë e Drejtësisë. Ne do të shkojmë atje dhe do të vizitojmë të gjithë ata që pranojnë të na takojnë”.

Haxhiu, në konferencën e sotme, ka sqaruar se vizita do të realizohet në cilësi institucionale dhe jo në bazë partiake apo miqësore.

“Formulari që plotësohet është vizita realizohet nga miqtë/ kolegët, familjarët dhe të tjerët. Ne e kemi rrumbullakësuar këtë të tretën dhe në faqen e dytë shkruan ministria e Drejtësisë, pra vizita bëhet zyrtare në cilësinë e ministres së Drejtësisë”.
“Nuk kemi shkuar asnjëherë në baza individuale, kolegiale, miqësore apo partiake – vetëm institucionale. Kemi obligim institucional që të shohim se cilat janë problemet apo të drejtat që atyre iu shkelen. Nuk mund t’i kuptojmë ato pa këto vizita, prandaj konsiderojmë që tregojmë interesin tonë mbi një padrejtësi të madhe që po ndodh”.

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Gratë frymëzuese të Ukrainës, nga Valbona Zeneli
8 March, 2022 11:34

Gratë frymëzuese të Ukrainës, nga Valbona Zeneli

12 gratë e vitit që i dhanë një tjetër kuptim botës
8 March, 2022 11:21

12 gratë e vitit që i dhanë një tjetër kuptim botës

Lifestyle
Prindërit padisin djalin që nuk u dha nip ose mbesë, ia kërkojnë 650 mijë euro
13 May, 2022

Prindërit padisin djalin që nuk u dha nip ose mbesë, ia kërkojnë 650 mijë euro

Një çift në shtetin verior të Indisë, Uttarakhand, ka paditur djalin e tyre të vetëm dhe gruan e tij që

Lajmet e fundit
  • Luhatja e çmimeve, Britania e ka një ide për t’i mbrojtur konsumatorët 16 May, 2022
  • Porosia e komisionerit evropian drejtuar Serbisë: Dialogu me Kosovën duhet të vazhdojë 16 May, 2022
  • ESI kërkon që KiE ta pranojë Kosovën në vendin e Rusisë 16 May, 2022
  • Osmani uron presidentin e ri të Emirateve të Bashkuara Arabe 16 May, 2022
  • Varheyli: Shqipëria i ka përmbushur kushtet për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE 16 May, 2022
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top