fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 15 August, 2022 10:18 Presidenti Begaj pritet me ceremoni shtetërore nga presidentja Osmani
  • 15 August, 2022 10:11 Hoti – Qeverisë: Për të mbuluar keqmenaxhimin e rrymës po e hapin temën e shamive në shkolla
  • 15 August, 2022 10:10 Çitaku: 6 me 2 orari i reduktimeve në mes të gushtit, dikush duhet me dhanë përgjegjësi
  • 15 August, 2022 10:09 Dhoma e Tregtisë e shqetësuar me vendimin e KEDS për reduktime të rrymës
  • 12 August, 2022 17:54 Ademi me mesazh për skuadrat, kërkon korrektësi në Superligë
  • 11 August, 2022 12:20 Takimi Kurti – Vuçiq, pritet të nënshkruhet një deklaratë e përbashkët për personat e pagjetur
  • 11 August, 2022 12:13 Në Rusi shfaqin pankarta me targat ilegale në përkrahje të Serbisë?
  • 11 August, 2022 12:12 Petkoviq nuk ndalet reagon edhe pas intervistës së Kurtit në Reuters
  • 11 August, 2022 12:04 “Epoka e fluturimeve me 10 euro ka përfunduar”, paralajmërohet rritje e çmimit të biletave
  • 11 August, 2022 12:02 Çmimet e gazit në SHBA bien nën 4 dollarë për herë të parë në 5 muaj
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Haxhiu numëron punët e kryera, thotë se programin legjislativ e realizoi 80 %
30 December, 2021

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë një përmbledhje të punëve që ministria që ajo drejton ka bërë gjatë vitit 2021 derisa ka thënë se synojnë reformimin e sistemit të drejtësisë.

“Së bashku me ekipin e kabinetit tim dhe shumë shërbyes civilë të MD-së dhe bashkëpunëtorë të jashtëm kemi arritur që të përmbushim zotimet tona që parashihen edhe në programin qeverisës, zotime këto që i kemi thënë edhe para qytetarëve të Kosovës. Po përmbyllim këtë vit duke vlerësuar të arriturat e deritanishme dhe duke qenë të vetëdijshëm për sfidat, por edhe për sukseset që do të ndjehen gjatë vitit 2022”.

“I kemi dhënë detyrë vetes që me vullnet të hekurt të punojmë për shtetin e së drejtës përmes reformimit të thellë të sistemit të drejtës si kusht i domosdoshëm për të vënë drejtësinë në vend dhe për ta kthyer besimin e qytetarëve në institucionet e drejtësisë”.

Haxhiu në konferencën e fundvitit ka numëruar punët që ministria e Drejtësisë ka kryer e të cilat ajo i konsideron si sukses, duke shtuar se kanë përmbushur 80% të programit legjislativ.

“Kemi arritur që të finalizojmë dhe miratojmë në qeveri rreth 30 dokumente si projektligje, koncept-dokumente, strategji e rregullore dhe akte të tjera të rëndësishme. Deri tani kemi miratuar 19 projektligje në qeveri dhe janë finalizuar pesë projektligje të tjera të cilat presin miratimin në mbledhjen e radhës të qeverisë, pra gjithsej janë 24 projektligje që janë proceduar në qeverinë e Kosovës – rreth 80 % përmbushje e programit legjislativ të MD-së. Janë miratuar katër koncept dokumente të rëndësishme, rregullore dhe strategji, dhe katër udhëzime administrative dhe akte të tjera të rëndësishme. Kemi nënshkruar dy marrëveshje ndërkombëtare dhe një letër qëllim që i paraprin marrëveshjes së radhës”.

Ajo ka thënë se është avancuar korniza ligjore kundër korrupsionit, derisa ka folur më në detaje se pasuria e pajustifikueshme e cilëve zyrtarë mund të konfiskohet me projektligjin e miratuar dje në qeveri.

“Projektligji për Byron Shtetërore dhe për verifikimin e pasurisë së pajufistikueshme i cili garanton respektim të të drejtave të palëve në procedurë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe dokumente ndërkombëtare synon verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikuar të personave zyrtarë, familjarëve të tyre dhe personave të ekspozuar politikisht duke luftuar dhe ndëshkuar edhe këtë formë të keqpërdorimit të parasë publike. Gjithnjë kur pasuria e cila është krijuar nuk mund të justifikohet, po flasim për një pasuri që është në shpërputhje me të ardhurat që i ka zyrtari”.

E para e drejtësisë ka folur edhe për veprimet që kanë marrë sa i përket dënimit të krimeve të luftës në Kosovë dhe dhunës në familje e të cilat i ka cilësuar si dy objektiva të rëndësishme.

“Në kuadër të ballafaqimit me të kaluarën si njëra nga objektivat e qeverisë së Kosovës është miratuar koncept dokumenti për themelimin e mekanizmit për dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë dhe është miratuar plotësim-ndryshimi i Kodit të Procedurës Penale i cili mundëson gjykimin në mungesë për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, si dhe janë shtuar kapacitetet njerëzore dhe profesionale në Prokurorinë Speciale për të mundësuar ndjekjen efikase të veprave të krimeve të luftës”.

“Sa i përket dhunës në familje, si një nga objektivat tona kryesore dhe shumë të rëndësishme, në mesin e shumë iniciative është finalizuar strategjia dhe plani i veprimit si dhe është miratuar projektligji për kompensimin e viktimave të krimit”.

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Çavusoglu:“Terrorizmi nuk ka komb”
15 July, 2022 12:50

Çavusoglu:“Terrorizmi nuk ka komb”

Mendimet e së hënës në Prishtinë
21 June, 2022 09:12

Mendimet e së hënës në Prishtinë

Lifestyle
Në çfarë moshe largohen fëmija nga shtëpia e prindërve në Gjermani e shtete tjera
2 August, 2022

Në çfarë moshe largohen fëmija nga shtëpia e prindërve në Gjermani e shtete tjera

Më shumë se 30% e gjermanëve të moshës 15 deri në 24 vjeç nuk jetonin më me prindërit ose kujdestarët

Lajmet e fundit
  • Në gjendje të dehur i sulmon dy gra në Prizren, arrestohet i dyshuari 15 August, 2022
  • 5 mijë e 992 raste aktive me COVID-19 15 August, 2022
  • Presidenti Begaj pritet me ceremoni shtetërore nga presidentja Osmani 15 August, 2022
  • Gjuajti me armë gjatë ahengut familjar, arrestohet 15 August, 2022
  • Një person raporton në polici se i është vjedhur etherium 15 August, 2022
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top