fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 26 January, 2021 16:53 Peci, PSD-së: Reagimi juaj të ngjallë neveri – mllefi ju vie nga defaktorizimi juaj si subjekt
  • 26 January, 2021 16:42 Nxënësit në Kosovë fitojnë shkathtësi për shekullin 21:mendimi kritik, zgjidhja e problemeve dhe programimi themeli i arsimit modern
  • 26 January, 2021 15:42 Maloku i KPK-së pritet në takim nga Osmani
  • 26 January, 2021 15:32 Pak para vendimit të PZAP-së, AAK i zëvendëson emrat e kandidatëve për deputetë
  • 26 January, 2021 15:26 Sannino: Turbulencat politike në Kosovë nuk i kanë ndihmuar dialogut me Serbinë
  • 26 January, 2021 14:59 Kurti: Dialogu duhet së pari të normalizojë Serbinë
  • 26 January, 2021 14:57 Nitaj takoi drejtoreshën e MCC-së, Olmstead
  • 26 January, 2021 13:46 Cardi B dëshiron ta krijojë aplikacionin e saj
  • 26 January, 2021 13:43 Vërshime në disa zona në Podujevë pas reshjeve të fundit
  • 26 January, 2021 13:41 Kanye West rikthehet në Los Angeles
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Haziri nënshkruan marrëveshjen 26 milionëshe me BERZH’in për ndërtimin e impiantit të ujërave të zeza
28 May, 2019

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, drejtori i Bankës Evropiane për Zhvillim në Prishtinë, Neil Taylor dhe drejtori i kompanisë së ujësjellësit “Hidromorava”, Muhamet Suliqi,  kanë nënshkruar sot marrëveshjen për ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në vlerë prej 26 milionë euro.

“Në këtë projekt përfshihen të gjithë kolektorët dhe ndërtimi i impiantit që është fabrika më e madhe për përpunimin dhe pastrimin e ujërave të ndotura që vijnë nga fshatrat dhe vendbanimet e Gjilanit dhe jashtë komunës sonë për të preventuar ndotjen e lumenjve. Qytetarët e komunës së Gjilanit, ne veçanti, Malisheva, Uglari dhe Pogragja dhe vendbanimet që janë më së shumti të prekura, do t’i gëzohen më së shumti këtij projekti”, ka thënë Haziri pas nënshkrimit të marrëveshjes.

“Investitorë janë BERZH’i, Banka Evropiane për Investime dhe Komuna e Gjilanit. Janë tre partnerë që do të mbulojnë miliona euro në ndërtimin e impiantit, ndërsa Qeveria e Kosovës është garantuese e kredisë së butë, pro pjesa më e madhe do të jetë grant. Pra, kemi hyrë në fillimin e fundit të realizimit të projektit kryesor, që nënkupton largimin e të gjitha vadave, përroskave dhe ujërave të zeza, e që do ta bëjnë Gjilanin qytet të pastër, me lumenj të pastër dhe me sistem modern të impiantit”.

Ndërkaq Taylor ka theksuar se impianti do të ketë kapacitet për 76 mijë banorë, duke shtuar se bashkë me kryetarin e Gjilanin dhe drejtorin e “Hidromoravës”, janë dakorduar që puna të nis në vitin e ardhshëm.

“Para dy jave kemi nënshkruar në Sarajevë marrëveshjen  për kredi me Qeverinë e Kosovës dhe jemi duke e financuar implementimin e këtij projekti së bashku me Bankën Evropiane Investive dhe një pjesë është në formë granti nga BE. Jam shumë i lumtur që ky është investimi i parë në nivel komunal jashtë kryeqytetit dhe jemi pajtuar që kjo të jetë strategjia jonë për fokus në infrastrukturën komunale. Impianti do të ketë kapacitet për 76 mijë banorë”.

Kurse drejtori i “Hidromorava”, Muhamet Suliqi, gjatë adresimit para gazetarëve, ka falënderuar kryetarin e Gjilanit për, siç tha, sjelljen e këtij donacioni të madh në Gjilan.

“Përfitues të këtij projekti janë qytetarët e Gjilanit, ku do të kenë një ambient më të pastër. Në projekt përfshihen kolektorët e ujërave të zeza, ku do të investohet në një gjatësi prej 38 kilometra, për të përfunduar me impiantin për trajtimin e ujërave të zeza. Impianti është paraparë të ndërtohet në rrethinë të Uglarit, në një sipërfaqe prej shtatë hektarëve”.

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995
25 December, 2020 19:02

Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9%  të virusit që shkakton COVID-19
17 December, 2020 21:58

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9% të virusit që shkakton COVID-19

Lifestyle
Do të përfshiheni në një mosmarrëveshje me miqtë tuaj, bëni kujdes
25 January, 2021

Do të përfshiheni në një mosmarrëveshje me miqtë tuaj, bëni kujdes

Horoskopi për ditën e sotme, 25 janar 2021. Dashi Është koha të bëheni plotësisht flirtues sot. Kontaktet përmes shikimit mund

Lajmet e fundit
  • Peci, PSD-së: Reagimi juaj të ngjallë neveri – mllefi ju vie nga defaktorizimi juaj si subjekt 26 January, 2021
  • PZAP-ja lë jashtë listave Kurtin dhe kandidatët tjerë që kanë probleme me ligjin 26 January, 2021
  • Nxënësit në Kosovë fitojnë shkathtësi për shekullin 21:mendimi kritik, zgjidhja e problemeve dhe programimi themeli i arsimit modern 26 January, 2021
  • Haradinaj: Presim certifikimin e listës, përndryshe do të ankohemi në Supreme 26 January, 2021
  • Pesë të vdekur dhe 288 raste të reja me COVID-19 sot në Kosovë 26 January, 2021
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top