Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, në një takim mbajtur me Grupin Parlamentar të kësaj partie, ka thënë se koalicioni qeverisës i ka shkaktuar dëme të mëdha shtetit të Kosovës.
Ai tutuje theksoi se ky koalicion është ndër koalicionet më të dobëta, në 20 vitet e pasluftës, transmeton Informatat.com
“Ky koalicion i ka shkaktuar dëme të mëdha vendit. Është koalicioni më i dobët që ka pasur Kosova tash po bëhen 20 vite. Është formuar me konsesione ndaj partnerëve të vegjël. Është jopërfaqësues. Funksionimi dhe vendimmarrja janë plotësisht ad-hoc, joprogramore, të motivuara nga interesat e grupeve”- tha Hoti.
Ai deklaroi se Grupi Parlamentar i LDK-së ka qenë aktiv me çështjet e ngritura, mirëpo nuk kanë marrë përgjigje si shkak i papërgjegjësisë së Kryeministrit dhe ministrave.
“Grupi jonë parlamentar ka qenë mjaft aktiv në Kuvend. kemi ngritur 35 çështje të ngritura në seanca të rregullta të Kuvendit të Kosovës , kemi kërkuar më së shumti interpelanca, janë 8 interpelanca të kërkuara nga Grupi jonë parlamentar, 7 seanca të jashtëzakonshme, 7 debate parlamentare. kemi kërkuar 2 komisione hetimore. Kemi shtuar 84 pyetje parlamentare por që shumica nuk kanë marrë përgjigje për shkak të papërgjegjësisë së Kryeministrit dhe ministrave”-shtoi ai. /Informatat.com/