Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka pritur sot në takim drejtorin e policisë, Samedin Mehmeti dhe Kryeshefin Ekzektuiv të Inspektoratit të Policisë së Kosovës, Kushtrim Hodaj.
Hoti nga Mehmeti dhe Hodaj kërkoi që menjëherë, të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme ndaj çdo zyrtari policor i cili keqpërdorë detyrën, duke theksuar se këto sjellje janë të papranueshme.
Ai kërkoi nga Inspektorati Policor të trajtojë me shumë përkushtim të gjitha ankesat e qytetarëve që vijnë në adresë të policisë, të jenë këmbëngulës dhe të pakompromis në respektimin e etikës dhe sjelljes profesionale të policisë.
Hoti, theksoi se nuk duhet lejuar që rastet e izoluara të dëmtojnë imazhin e policisë së Kosovës, institucionit më të besuar nga qytetarët për vite me radhë.