Ish-kryeministri dhe deputeti aktual i LDK-së, Avdullah Hoti ka deklaruar sot se Kosova është prekur nga kriza ekonomike sikurse vendet e tjera si pasojë e zhvillime globaleve. Por ai ka thënë se kriza në Kosovë po thellohet për shkak të mos veprimit të Qeverisë Kurti.
“Gjykoni vetë se çfarë ka pasur mundësi të bëjë qeveria: – Dyfishohet TVSH-ja që e mbledh shteti nga qytetari për litër të naftës. – Nuk miratohet lista e mallrave shtesë me TVSH të ulur në 8%, siç e mundëson ligji në fuqi i TVSH-së. – Mbetet në fuqi vendimi i ZRRE-së për rritje të tarifave të energjisë elektrike. – Refuzohet tërheqja e një pjese të kursimeve nga Trustin Pensional. – Nuk rriten pagat, pensionet dhe ndihma sociale së paku sa janë rritur çmimet e mallrave të konsumit bazik. Siç raportojnë zyrtarët qeveritarë, të hyrat tatimore janë rritur rekord!!! Ndoshta kjo është me rëndësi”, ka shkruar Hoti në një postim në Facebook.