fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Zgjedhjet 2019
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Zgjedhjet 2019
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 12 December, 2019 17:32 Haradinaj pret në takim lamtumirës ambasadorin italian
  • 12 December, 2019 17:29 Cassie Ventura publikon fotografinë e parë të vajzës
  • 12 December, 2019 17:24 “Sweet But Psycho” e Ava Max zgjidhet në mesin e këngëve më të mira “New York Times
  • 12 December, 2019 17:01 Vëllai i Ramë Bujës në gjykatë: As me polici e tenka s’keni me mujt me më pru
  • 12 December, 2019 16:51 Zmajeviqit i konfirmohen 14 vjet burgim për krime lufte në Kosovë
  • 12 December, 2019 16:32 Shaqiri dekorohet me çmimin “Mjeshtër i Merituar”
  • 12 December, 2019 16:21 Pezullimi i Ligjit për Pagat, Nitaj: Dikush po do me e bë llugë
  • 12 December, 2019 15:19 LDK reagon pasi që Haki Abazi i quajti zyrtarët e saj arrogantë
  • 12 December, 2019 15:17 Gjuriq thotë se opozita në Serbi po hesht për Reçakun dhe Todosijeviqin
  • 12 December, 2019 15:15 Kurti: Në Qeverinë time, primare do jetë shëndeti i qytetarëve
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Zgjedhjet 2019
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Zgjedhjet 2019
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Hoti: Qeveria e PAN-it inkurajon qytetarët të konsumojnë duhan
27 February, 2019

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, duke iu referuar një vendimi të Qeverisë së Kosovës për uljen e akcizës për duhanin prodhim vendor, ka thënë se me këtë veprim, Qeveria po u thotë qytetarëve “konsumoni duhan vendor se është më pak i dëmshëm”.

Tutje, ai thotë se, siç ka mësuar nga mediat, në Kosovë ekziston vetëm një kompani prodhuese e duhanit, e “që është në bashkëpronësi të këshilltarit të Kryeministrit dhe një drejtori komunal nga partia e z. [Shpend] Ahmeti”.

“Kjo qeveri ka deficit të njohurive bazike për zhvillimin e ekonomisë. Kur kjo kombinohet me motivin e mbrapshtë për të përdorur pozitën publike për nevoja personale, atëherë pasojat janë fatale për pjesën më të madhe të shoqërisë. Qeveria e PAN-it e ka marrë edhe një “vendim të madh”, duke ulur akcizën në duhanin që prodhohet në Kosovë në vetëm 30% të çmimit të tregut, me arsyetim për të mbështetur prodhuesit vendor. Siç është raportuar në medie, në Kosovë ekziston vetëm një kompani prodhuese e duhanit, që është në bashkëpronësi të këshilltarit të Kryeministrit dhe një drejtori komunal nga partia e z.Ahmeti”, ka thënë Hoti në reagimin e tij të publikuar në Facebook.

Tutje, ai thotë se Qeveria Mustafa ka rritur dy herë akcizën në duhan, dhe qëllimi ka qenë dekurajomi i konsumit.

“Për sqarim, qëllimi primar i akcizës nuk është mbledhja e të hyrave për buxhetin e shtetit, por dekurajimi i konsumit të mallrave që dëmtojnë shëndetin. Prandaj, Qeveria Mustafa dy herë radhazi e ka rritur akcizën në duhan për të dekurajuar konsumin, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit, si dhe për të barazuar akcizën në Kosovë me vendet e rajonit”, deklaron Hoti.

Me këtë vendim, sipas shefit të GP të LDK-së, “Qeveria e PAN-it praktikisht po ju thotë qytetarëve konsumoni duhan vendor se është më pak i dëmshëm”.

“Po të ishte qëllimi për të mbështetur prodhimin vendor, atëherë do të duhej të subvencionoheshin bujqit që prodhojnë duhanin. Bujqit do të rrisnin kultivimin e duhanit, duke ju mundësuar përpunuesve të duhanit të siguronin më lirë lëndën e parë dhe të dilnin në treg me çmime më të lira për duhanin e përpunuar”, ka përfunduar Hoti.

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Me Shqipërinë në BE mund të flemë të qetë
29 October, 2019 13:04

Me Shqipërinë në BE mund të flemë të qetë

Kush është djali i ‘El Chapos’ për të cilin karteli i drogës ‘dogji’ qytetin
18 October, 2019 14:56

Kush është djali i ‘El Chapos’ për të cilin karteli i drogës ‘dogji’ qytetin

Lifestyle
Misteri i fëmijëve albin në Afrikë, vriten për të shitur eshtrat e tyre, një trup vlen 75 mijë euro
12 December, 2019

Misteri i fëmijëve albin në Afrikë, vriten për të shitur eshtrat e tyre, një trup vlen 75 mijë euro

Në Malavi, të lindurit me albinizëm mund të jetë një dënim me vdekje. Në katër vitet e fundit, të paktën

Lajmet e fundit
  • Haradinaj pret në takim lamtumirës ambasadorin italian 12 December, 2019
  • Cassie Ventura publikon fotografinë e parë të vajzës 12 December, 2019
  • Ambasadori britanik del optimist nga selia e LDK’së: Po afrohet marrëveshja për koalicionin qeverisës 12 December, 2019
  • “Sweet But Psycho” e Ava Max zgjidhet në mesin e këngëve më të mira “New York Times 12 December, 2019
  • Ish-kryeministri turk formon parti për ta sfiduar Erdoganin 12 December, 2019
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top