fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 21 March, 2023 23:42 Murati thotë se me qeverinë “Kurti” ekonomisë çdo vit i shtohet nga 1 miliard euro
  • 21 March, 2023 23:41 Kjo është polica e re kufitare
  • 21 March, 2023 23:40 Pas humbjeve në Trust, opozita kritikon Qeverinë që refuzoi tërheqjen nga kontributpaguesit
  • 21 March, 2023 23:38 200 metra afër, incidenti i dy avionëve mbi qiellin e Kosovës [video] 200 metra afër, incidenti i dy avionëve mbi qiellin e Kosovës
  • 21 March, 2023 23:35 Arrestohet postieri, e fshehu një zarf me disa fotografi të ndjeshme brenda
  • 21 March, 2023 23:34 Dalin rezultatet, ky është çifti që votuan shqiptarët për të nxjerrë në nominim
  • 21 March, 2023 23:33 “Unë nuk luaj me zemrën time”/ Keisi flet për ndërprerjen e marrëdhënies me Kristin
  • 21 March, 2023 23:32 Vazhdon historia e debatit mbi sytjenat, pas Shota Baraliut reagon edhe Ana Kabashi (FOTO)
  • 21 March, 2023 23:31 Abdixhiku: DASh me deklaratë zhgënjyese ndaj Kosovës, për herë të parë në histori
  • 21 March, 2023 23:30 Hasani: Marrëveshja e Ohrit është autonomi territoriale për serbët
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Hoti: Situata në Ukrainë e dëshmon urgjencën e anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe BE
1 March, 2022

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se Kosova duhet të anëtarësohet me urgjencë për anëtarësim në NATO dhe BE.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, tha se anëtarët e NATO-s dhe BE-së që nuk e kanë njohur ende Kosovën duhet që ta bëjnë një gjë të tillë.

“1. Situata në Ukrainë e dëshmon urgjencën e anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe BE. Anëtarët e NATO-s dhe BE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovën duhet të ndërrojnë qëndrim bazuar në situatën e krijuar, si dhe Opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Nuk ka vend për qëndrime politike që krijojnë ambiguitet dhe lënë derë të hapur për destabilitet”, tha Hoti.

Më tutje, deputeti i LDK-së deklaroi se për 14 vite, Kosova e ka dëshmuar se është demokraci e qëndrueshme.

“2.  Në 23 vite përpjekje për ndërtim të institucioneve shtetërore, përfshirë 14 vite si shtet i pavarur, Kosova ka dëshmuar se është demokraci e qëndrueshme, që përqafon dhe promovon vlerat perëndimore. Kosova ka arritur stadin e zhvillimit institucional për të dëshmuar se në kapacitetet e veta, jo vetëm që nuk është barrë politike apo financiare për NATO-n dhe BE-në, por i kontribuon stabilitetit dhe zhvillimit rajonal”, shkroi më tutje ai, teksa shtoi se Kosova është e gatshme për t’u anëtarësuar në BE.

Postimi i plotë:

Kosova në NATO dhe BE me procedura të përshpejtuara

1. Situata në Ukrainë e dëshmon urgjencën e anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe BE. Anëtarët e NATO-s dhe BE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovën duhet të ndërrojnë qëndrim bazuar në situatën e krijuar, si dhe Opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Nuk ka vend për qëndrime politike që krijojnë ambiguitet dhe lënë derë të hapur për destabilitet.

2.  Në 23 vite përpjekje për ndërtim të institucioneve shtetërore, përfshirë 14 vite si shtet i pavarur, Kosova ka dëshmuar se është demokraci e qëndrueshme, që përqafon dhe promovon vlerat perëndimore. Kosova ka arritur stadin e zhvillimit institucional për të dëshmuar se në kapacitetet e veta, jo vetëm që nuk është barrë politike apo financiare për NATO-n dhe BE-në, por i kontribuon stabilitetit dhe zhvillimit rajonal.

3. Kosova është e gatshme për anëtarësim në NATO pasi kapacitetet ushtarake të Kosovës janë ndërtuar nën mbikëqyrjen e partnerëve të NATO-s, në një proces që ka qenë historik.

(i) Në verën e vitit 1999, burra e gra vizionarë të Kosovës e kishin të qartë se çfarë po bënin kur u pajtuan me NATO-n për transformimin e UÇK-së në TMK.

(ii) Pas disa vitesh ndërtim të kapaciteteve, u bë avancimi i TMK-së në FSK.

(iii) Dhe më 2018, me pakon e ligjeve për ushtrinë dhe planin 10-vjeçar të transformimit në Qeverinë Haradinaj, nisi avancimi i FSK-së në ushtri sipas standardeve të NATO-s.

(iv) Këto veprime bënë të mundur që në dhjetor të vitit 2021 në Qeverinë Hoti, Kosova të dërgojë FSK-në në misione paqeruajtëse në krah të ushtrisë amerikane.

4. Kosova është e gatshme për anëtarësim në BE. Nënshkrimi i MSA-së nga Qeveria Mustafa më 2015 dhe zbatimi i saj bazuar në Planin Kombëtar për Zbatimin e MSA-së, Agjendën e Reformave Evropiane dhe Programin e Reformave Ekonomike të vendosura nga Qeveria Mustafa, i kanë mundësuar Kosovës të ndërtojë kornizën ligjore dhe institucionale të krahasueshme me vendet që kanë avancuar në integrim në BE. Argumenti se BE-ja nuk ka aftësi absorbuese është i pakuptimtë, sepse vetë anëtarët e rinj i zgjerojnë kapacitetet absorbuese të BE-së.

5. Kosova duhet të ndërmarrë iniciativën në situatën e re të krijuar. Kuvendi duhet të miratojë urgjentisht një rezolutë, ku:

(i) i kërkohet NATO-s dhe BE-së të shqyrtojnë anëtarësimin e Kosovës,

(ii) obligohet Qeveria e Kosovës që, në konsultim me NATO-n, të rishikojë dhe shkurtojë afatet për avancimin e FSK-së në ushtri të rregullt të parapara në planin 10-vjeçar të vitit 2018, përfshirë këtu edhe sigurimin e mbështetjes financiare të nevojshme për këtë qëllim; dhe

(iii) u kërkohet vendeve të mbetura të BE-së të njohin Kosovën.

« Previous Post
Next Post »
Opinione
“Në vende si tonat janë madje gratë që luftojnë gratë më shumë sesa burrat….”
21 March, 2023 23:47

“Në vende si tonat janë madje gratë që luftojnë gratë më shumë sesa burrat….”

Lifestyle
Puna me orë të zgjatura, si të kujdesemi?
21 March, 2023

Puna me orë të zgjatura, si të kujdesemi?

Edhe pse puna me orë të gjata në zyrë mund të ndihmojë progresin e korporatës, ajo nuk ju ndihmon ju

Lajmet e fundit
  • Kryhet një operacion i rrallë në Spitalin e Pejës, 67-vjeçares i hiqet masa tumorale 21 March, 2023
  • “Lufta” në OFK: Gjyqi i Nderit e rikthen Jakupin, anëtarët e Kuvendit iniciojnë zgjedhjen e kryetarit të ri 21 March, 2023
  • “Në vende si tonat janë madje gratë që luftojnë gratë më shumë sesa burrat….” 21 March, 2023
  • Është koha për të marrë përgjegjësi dhe për të ecur drejt BE-së 21 March, 2023
  • Nisin procedurat për memoralin e fëmijëve të vrarë gjatë luftës 21 March, 2023
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top