fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 5 March, 2021 17:13 Grenell godet BE’në: Filloni dhënien e vizave për Kosovën
  • 5 March, 2021 17:11 Ambasadori i Japonisë në Kosovë uron Kurtin për fitoren në zgjedhjet e 14 shkurtit
  • 5 March, 2021 15:17 Përfundon seanca ndaj Salih Mustafës, gjykimi pritet të fillojë me 30 prill
  • 5 March, 2021 15:12 Hoti: Jasharajt u bënë emblema e vërtetë e ushtrisë së popullit
  • 5 March, 2021 15:05 Lajçak për mediumin serb: Kurti është i gatshëm të vijë në Bruksel e të takohet me Vuçiqin
  • 5 March, 2021 12:10 Pamela Anderson po e shet shtëpinë për 15 milionë dollarë
  • 5 March, 2021 11:58 Aktakuzë ndaj këshilltarit të kryetarit të Kllokotit
  • 5 March, 2021 11:48 Bebe Rexha publikon këngën e re
  • 5 March, 2021 11:34 Partitë joserbe ankohen në PZAP, shkak dyshimet se Lista Serbe manipuloi me vota
  • 5 March, 2021 11:21 Hoti: Vaksina anti-COVID vjen këtë muaj
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Hoti tregon disa nga masat të cilat duhet të ndërmerren për parandalimin e mbylljes së bizneseve
12 April, 2020

Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, bashkë me shefin e GP të LDK-së, Arben Gashi, kanë takuar sot kryetarët e Odes Ekonomike Amerikane dhe atë të Kosovës dhe disa udhëheqës të bizneseve.

Përmes një postimi në Facebook, nga ku ka njoftuar për takimin, Hoti ka thënë se bizneset duhet të kenë mbështetje të menjëhershme, për të parandaluar mbylljen e tyre dhe humbjet e vendeve ekzistuese të punës.

Sipas tij, ato duhet të kenë mbështetje afatgjate për investime të reja dhe zgjerim të punësimit.

“Sa i përket mbështetjes së menjëhershme, duhet masa të shpejta për të parandaluar daljen e firmave nga tregu dhe mbylljen e tyre. Nëse firmat mbyllen tani për shkak të krizës, do të jetë shumë më e kushtueshme për shtetin të kthejë prapë ato në treg. Masat e propozuara nga Qeveria në detyrë janë jo komplete dhe të pazbatueshme në praktikë. Ato masa kërkojnë ndryshimin e Ligjit të Buxhetit për 2020, e cila gjë nuk mund të bëhet me një Qeveri në detyrë”, ka shkruar ai.

Ndërkaq, sipas Hotit, masat afatgjata duhet të sigurojnë rimëkëmbje ekonomike në pjesën e dytë këtij viti dhe më 2021.

“Këto masa duhet të mobilizojnë të gjitha burimet e financimit për biznese:(a) Për bizneset e mëdha, mbështetja mund të jetë përmes kredive me greis periudhë të gjatë dhe me normë shumë të ultë të interesit, si dhe duke parë mundësinë e aranzhimit të kohës së pagesës së obligimeve tatimore.
(b) Për ndërmarrjet e vogla dhe mikrondërmarrjet, mbështetja duhet të jetë e drejtpërdrejt duke financuar kapitalin fizik dhe kostot operative afatshkurtra”, ka shkruar ai.

Sipas tij, për bizneset bujqësore, përpunuese të produkteve bujqësore e blegtorale, si dhe për bujqit, mbështetja duhet të jetë masive, e menjëhershme dhe e drejtpërdrejt, e targetuar në produkte me produktivitet më të lartë, e cila mbështetje siguron që të zvogëlojmë brenda dy viteve varësinë nga importi i produkteve bujqësore.

“Kjo është gjithashtu me rëndësi sepse bujqësia dhe zinxhiri prodhues e përpunues bujqësor është intensiv në faktorin punë, pra angazhon mjaft fuqi punëtore. Investimet kapitale në bujqësi duhet koncentruar urgjent në rritjen e sipërfaqeve nën ujitje, e cila e rrit produktivitetin shumëfish”, ka shkruar tutje ai.

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995
25 December, 2020 19:02

Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9%  të virusit që shkakton COVID-19
17 December, 2020 21:58

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9% të virusit që shkakton COVID-19

Lifestyle
Në ShBA, edhe majmunët vaksinohen për Covid-19
5 March, 2021

Në ShBA, edhe majmunët vaksinohen për Covid-19

Disa majmunë në kopshtin zoologjik të qytetit San Diego në Shtetet e Bashkuara janë vaksinuar me një vaksinë eksperimentale kundër

Lajmet e fundit
  • Palmer: Ambasada e SHBA’së është dhe do të mbetet në Jerusalem 6 March, 2021
  • Gjashtë të vdekur dhe 592 raste me COVID-19 në Kosovë 6 March, 2021
  • Grenell godet BE’në: Filloni dhënien e vizave për Kosovën 5 March, 2021
  • Ambasadori i Japonisë në Kosovë uron Kurtin për fitoren në zgjedhjet e 14 shkurtit 5 March, 2021
  • Kosnett pas arrestimit të tetë policëve: Askush nuk duhet të jetë mbi ligjin 5 March, 2021
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top