Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e kolegut dhe diplomatit të shquar, ambasadorit John Menzies.
“Jon ishte një lobues i palëkundur për sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës”.
“Si diplomat dhe mësues ai preku jetë dhe ndërtoi ura të qëndrueshme midis Ballkanit, Lindjes së Mesme dhe SHBA-së”,ka shkruar Hovenier në rrjetin social Twitter.
Ambasadori i ndjerë ka vdekur dje në moshën 74 vjeçare.