Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka akuzuar partinë në pushtet për ndikim në zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Drejtues të UP-së.
Në seancë e sotme të Kuvendit, Hoxha tha se Lëvizja Vetëvendosje po tenton të ndal frymën e universitetit dhe se ‘kësaj Qeverie as arsyetimet më nuk po i bien tamam’.
“Kjo ka fare pak rëndësi në raport me rëndësinë dhe ndikimin negativ që ka superkapja kaq brutale e arsimit të lartë në përgjithësi dhe Universitetit të Prishtinës në veçanti”.
“Me këtë skenar më së paku fajtor janë protagonistët që janë përzgjedhur, sepse ata janë individë e qytetarë të barabartë si të gjithë ne dhe kanë të drejtë të aspirojnë për të qenë aty ku janë, por mënyra se si Lëvizja Vetëvendosje e ka bërë këtë skenar, edhe si formë edhe si përmbajtje dëshmon shumë se për çfarë arsimi të lartë na kanë folur dhe kanë protestuar ndër vite”, tha ajo.
Ajo i tha Qeverisë të jenë të vetëdijshëm se kanë fyer rëndë profesorët e akademikët të cilat kanë pasur besim në të ardhmen e UP-së.
“Ndjej nevojë t’iu them se ju jo vetëm që keni shkelur mbi parullat tuaja, por keni shkundur edhe ato pak ndërgjegje autonome. E rënia e pashmangshme e këtij pushtetit, unë mendoj që do të marrë rrugë e kahje nga vendi ku ka nisur të etablohej”.