fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 19 January, 2021 16:16 Drecun flet për luftë në Ballkan: Prishtina dhe Tirana po punojnë për “Shqipërinë e Madhe”
  • 19 January, 2021 15:50 Vdiq djali i supermodeles Stephanie Seymour, në moshën 24-vjeçare
  • 19 January, 2021 15:45 Aksioni i Doganës në Prishtinë, sekuestrohen barna të kontrabanduara
  • 19 January, 2021 15:41 Ankohet KQZ: Aplikuesit jashtë Kosovës po i dërgojnë aplikimet e njëjta në tri adresa
  • 19 January, 2021 15:23 Zjarri në arkivën e stacionit në Drenas, IPK rekomandon suspendimin e tre punonjësve të Policisë
  • 19 January, 2021 15:18 Haradinaj ia kthen Vuçiqit: Mos keni frikë, Kosova vetëm po e kërkon atë që i takon
  • 19 January, 2021 15:09 19-vjeçarja tërhiqet nga lista e AAK’së për deputete
  • 19 January, 2021 14:59 Romeo Beckham debuton në ballinën e revistës prestigjioze “L’Uomo Vogue”
  • 19 January, 2021 14:57 Ndryshimi drastik i Dhurata Dorës, mezi njihet në fotot e para disa vitesh
  • 19 January, 2021 14:43 Agim Çeku flet pasi u shpall i pafajshëm në rastin e veteranëve
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Hoxha: Përkrahja e Agjencisë Zhvillimore Austriake vazhdimësi e bashkëpunimit të shkëlqyer
18 June, 2019

Në takim me ekspertët e Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), e cila është duke bërë Vlerësimin e Strategjisë së Agjencisë Zhvillimore Austriake (ADA) për periudhën 2013-2020, ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha ka vlerësuar lart mbështetjen dhe bashkëpunimin me Austrinë, e cila në vazhdimësi ka përkrahur projektet me rëndësi për Kosovën, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

 

Më konkretisht, OECD është duke vlerësuar se sa kanë kontribuar projektet austriake në zhvillimin e sektorëve të ndryshëm në Kosovë.

Hoxha informoi të pranishmit që institucionet e Kosovës tashmë i kanë të konsoliduara strukturat institucionale për koordinimin e asistencës së jashtme dhe se këto struktura takohen në baza të rregullta gjashtëmujore dhe vjetore, duke përfshirë të gjithë donatorët që janë aktiv në Kosovë.

Përmes këtyre strukturave, të cilat koordinohen nga Ministria e Integrimit Evropian, institucionet tona harmonizojnë projeksionet qeveritare me kontributet e donatorëve me qëllim kryesor që Kosova të avancojë në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit.

Hoxha falënderoi mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë në zhvillimin dhe konsolidimin e shtetit të Kosovës në fushat si: sundimi i ligjit, bujqësia, arsimi, qeverisja dhe shoqëria civile, infrastruktura dhe shërbimet sociale. “Ne jemi mirënjohës për kontributin e Austrisë, duke përkrahur shtetin tonë në institucionet ndërkombëtare dhe integrimin në to, si dhe me donacione për fuqizimin e institucioneve dhe procesin integrues”, potencoi Ministrja Hoxha.

Ekspertët e OECD-së, potencuan faktin se është evidente që Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) përkrah avancimin e mëtejmë të Kosovës në proceset integruese. Ata po ashtu inkurajuan institucionet tona që të thellojnë edhe më tej bashkëpunimin me ADA-n, për të maksimalizuar përfitimet e Kosovës nga fondet austriake.

Hoxha tha se vlera e projekteve të implementuara si dhe ato që janë duke u implementuar sipas Strategjisë së ADA-s për Kosovë (2013-2020), janë të rëndësishme për procesin integrues të Kosovës dhe rrugën drejt Bashkimit Evropian.

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995
25 December, 2020 19:02

Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9%  të virusit që shkakton COVID-19
17 December, 2020 21:58

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9% të virusit që shkakton COVID-19

Lifestyle
Tajlanda iu shërben kanabis klientëve të lumtur në kuzhinën e spitalit
19 January, 2021

Tajlanda iu shërben kanabis klientëve të lumtur në kuzhinën e spitalit

Buka dhe sallatat nuk janë pjatat e zakonshme në një meny të një restoranti në Tajlandë. Aty shërbehet edhe kanabis

Lajmet e fundit
  • Rrjeti i supermarketeve në ShBA u ofron para punëtorëve që vaksinohen 19 January, 2021
  • Drecun flet për luftë në Ballkan: Prishtina dhe Tirana po punojnë për “Shqipërinë e Madhe” 19 January, 2021
  • Zhvilluesi i vaksinës anti-COVID në Indi rekomandon disa kategori ta evitojnë këtë vaksinë 19 January, 2021
  • Nëntë të vdekur dhe 294 raste me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë 19 January, 2021
  • Tajlanda iu shërben kanabis klientëve të lumtur në kuzhinën e spitalit 19 January, 2021
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top