Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar sot një bisedë me Presidentin e Forumit Botëror Ekonomik, Borge Brende, me të cilin ka folur rreth planit të PDK-së për Rimëkëmbjen ekonomike të Kosovës.
Hoxhaj, përmes një statusi në Facebook, ka thënë së bashkë me Brende, u pajtuan që të punojnë për krijimin e një kornize të bashkëpunimit, që Kosovën mund ta shndërrojë në qendër kryesore për investime nga shtete dhe korporata të mëdha globale.
Ndër tjerash, ai tregoi se Forumi Ekonomik Botëror është i gatshëm ta mbështesë prezencën e Kosovës në të gjitha ngjarjet me ndikim global, për t’i prezantuar mundësitë investuese.