Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeminister, Enver Hoxhaj, ka premtuar zhvillim të turizmit malor, derisa ka publikuar një fotografi të maleve të Sharrit.
Hoxhaj thotë se PDK do të bëjë më shumë për ta zhvilluar turizmin malor.
“Mirëmengjesi me këtë pamje magjepsëse të maleve të Sharrit . Një mundësi e mirë për t’i vizituar në çdo stinë të vitit, e veçanërisht në dimër . PDK do të bëjë më shumë për ta zhvilluar turizmin malor që ta kthejmë Kosovën në destinacion të vizitorëve vendas dhe të huaj!”, është shprehur Hoxhaj.