Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj gjatë një takimi me ambasadorin britanik, Nicholas Abbott Hoxhaj ka thënë se ky subjekt politik do të jetë opozitë konstruktive e qeverisë dhe ka shtuar se është e nevojshme që sa më parë të konstituohet Kuvendi dhe të formohet qeveria e re.
Ai ka falënderuar ambasadorin britanik për mbështetjen e dhënë Kosovës gjatë kësaj periudhe dhe ka thënë se vendit i duhet edhe më tej përkrahja nga partnerët ndërkombëtarë në aspektin e konsolidimit të brendshëm dhe të jashtëm, rimëkëmbjen ekonomike, çështjet e sigurisë dhe sundimit të ligjit.
Hoxhaj dhe Abbott përpos për situatën aktuale politike në vend kanë folur edhe për gjendjen e krijuar nga pandemia COVID 19, ku u shpreh shqetësimi për vonesën në sigurimin e vaksinës ndaj koronavirusit.