Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-zëvendëskancelarit të Austrisë, Erhard Busek.
Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Busekun e ka njohur dhe e ka takuar në vitin 1995, sa ishte ministër i Arsimit.
“Ishte mbështetës i pavarësisë sonë dhe shumë studentëve shqiptarë në Austri! I takon asaj shkolle politike të cilët historikisht i shihnin shqiptarët në Ballkan aleatë të tyre! Prehu në paqe, miku im!”,ka shkruar Hoxhaj.