fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Zgjedhjet 2019
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Zgjedhjet 2019
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 6 December, 2019 15:33 Anëtari i kryesisë së LDK’së: Nuk i pranojmë kushtet e vendosura njëanshëm nga VV
  • 6 December, 2019 15:28 “Maskë fytyre nga gjaku i vaginës së bukur”! Modelja shqiptare trondit ndjekësit
  • 6 December, 2019 15:25 Dua në foton provokuese me dorën në xhinse, tregon datat e turneut për Evropë
  • 6 December, 2019 15:23 ‘Ik e mos u kthe më…’ Albana Osmani shkruan për bilancin negativ të vitit 2019
  • 6 December, 2019 15:07 Thaçi takohet me Wisner dhe Ashton – Kosova gjithmonë fitoi nga urtësia përkrah aleatëve
  • 6 December, 2019 15:02 NATO-Prishtinës dhe Beogradit: Zgjidheni problemin, po e pengoni ekonominë dhe politikën
  • 6 December, 2019 15:00 Gjykata urdhëron gruan e kthyer nga Siria në Kosovë ta heqë burkën gjatë seancës
  • 6 December, 2019 14:15 KDI: Vazhdimi i dialogut nuk duhet ta gjejë Kosovën pa konsensus të brendshëm
  • 6 December, 2019 14:13 Kosnett: Gjykata Speciale do ta tregojë vlerën e saj në muajt në vazhdim
  • 6 December, 2019 14:08 Ligji për Paga në Kushtetuese, sindikalistët kërkojnë takim me krerë të shtetit
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Zgjedhjet 2019
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Zgjedhjet 2019
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
HRW: Progres i ngadaltë në përmirësimin e të drejtave të njeriut në Kosovë
17 January, 2019

Human Rights Watch, organizata joqeveritare amerikane me aktivitet ndërkombëtar në mbrojtje të të drejtave të njeriut publikoi të enjten (17.01) raportin botëror, për 90 vende. Kosova ka bërë progres të ngadaltë.

Raporti i Organizatës për të Drejtat e Njeriut, HRW, publikohet nga viti 1989, por këtë vit fokusi është vënë tek “autokratët dhe populistët me tendenca autoritare dhe rritjen e rezistencës kundër këtyre politikanëve”, tha, për Deutsche Wellen, Wenzel Michalski, drejtor i HRW për Gjermaninë.

Vitin që shkoi autokratët dhe shkelësit e të drejtave dolën në sipërfaqe, por atyre iu bë rezistencë nga mbrojtësit e të drejtave të njeriut, aty ku nuk e kanë pritur. Keneth Roth, drejtori i organizatës HRW, megjithatë është pesimist. “Rezistenca ndaj autokracisë nuk është gjithnjë e suksesshme në afat të shkurtër, që do të thotë se kemi të bëjmë në njëfarë mënyre me kohë të errëta për të drejtat e njeriut”.

-Cilat janë vlerësimet e raportit për Kosovën?

Progresi në përmirësimin e të drejtave të njeriut në Kosovë ka qenë i ngadaltë, thotë raporti i HRW. Plani për zhvendosjen e kufijve midis Serbisë dhe Kosovës rriti shqetësimet për pasojat që mund ketë tek të drejtat e njeriut të popullsisë që mendohet të transferohet.

Për krimet e luftës: Veprimtaria e Gjykatës Speciale për të gjykuar krimet e luftës gjatë viteve 1998 dhe 1999 u shty për shkak të ndryshimit të prokurorit special. Gjykata do të operojë sipas ligjeve të Kosovës dhe me 19 gjykatës ndërkombëtarë dhe do të merret me rastet e disa anëtarëve të UÇK që dyshohet që kanë rrëmbyer, rrahur, vrarë dhe hequr organe në Kosovë dhe Shqipëri gjatë luftës së Kosovës. Në gusht prokurori special akuzoi një ish-polic serb për vrasjen e dy civilëve shqiptarë më 1998. Në korrik Gjykata Apelit në Kosovë mbështeti dënimin e Darko Tusicit, ish rezervist për krimet e bëra në Krushë të Madhe.

Raporti numëron reduktimin e EULEX-it dhe transferimin e 900 rasteve të pazgjidhura tek zyra e Prokurorit special lokal. Organizmi i pavarur Human Rights Review Panel, trajtoi gjashtë ankesa për shkelje të të drejtave të njeriut nga EULEX, dhe i quajti të papranueshme. Asnjë përparim nuk ka pasur për përmbushjen e rekomandimeve të bëra më 2016 nga Human Rughts Advisory Panel, për kompensime ndaj viktimave të helmuara në kampet e UNMIK-ut.

Trajtimi i minoriteteve rome, ashkalije dhe egjiptiane vazhdon të përballet me probleme për sigurimin e dokumentave personale, aksesin në kujdesin shëndetësor, asistencën sociale dhe edukimin. Nuk ekziston asnjë progres i dukshëm në integrimin e këtyre komuniteteve, thotë raporti i HRW.

Të drejtat e grave: Dhuna në familje ka mbetur e përhapur në Kosovë ku policia vepron pak kundër saj, ku ka pak dënime dhe gjykatësit hezitojnë të dënojnë bashkëshortët abuzivë. Në janar tetë nga nëntë strehimoret për viktimat e dhunës u mbyllën për shkak të vonesave buxhetore, por u rihapën sërish me buxhetet e emergjencës. Por strehimoret vazhdojnë ende të kenë probleme financimi. Në shkurt autoritetet hapën zyrtarisht procesin e aplikimit për dhënien e statusit legal të mbijeturave nga dhuna seksuale gjatë luftës.

Orientimi seksual dhe identiteti gjinor: Gjuha e urrejtjes kundër anëtarëve të komunitetit LGBT dhe aktivistëve ka vazhduar online, sidomos në kohën e organizimit të Pride Kosova në tetor. Në maj autoritetet refuzuan kërkesën e një burri transgjinor të ndërronte emrin dhe gjininë. Kërkesa për njohjen e gjinisë ishte rasti i parë i këtij lloji në Kosovë. Pride Kosova u zhvillua pa incidente në tetor.

Liria e shtypit: Gazetarët hasin kërcënime dhe frikësime, dhe dënimi i krimeve kundër gazetarëve ka qenë i ulët. Nga janari në shtator ka pasur 13 raste dhune kundër gazetarëve, përfshirë dhunën fizike, një rast të shkatërrimit të pasurisë, një kërcënim me vdekje dhe dhjetë kërcënime të tjera.

Në raportin e HRW përmendet edhe Serbia – pak përmirësime

Për Serbinë raporti thotë se ka pasur pak përmirësim në mbrojtjen e të drejtave të njeriut në vitin 2018. Dënimi i krimeve të luftës në gjykatat vendase ka pasur pak progres, sepse ka pasur pak mbështetje politike. Sistemi i azilit ka mbetur i mangët. Situata për gazetarët është e pasigurt për shkak të sulmeve, kërcënimeve dhe dënimeve për raportime të çështjeve delikate.

Azilkërkuesit dhe migrantët: Në shtatë muajt e parë të vitit 2018 në Serbi kanë kërkuar azil 4715 vetë, me grupin më të madh të pakistanezëve, ndjekur prej afganëve dhe iranianëve. Mbi 2 mijë vetë kanë qenë emigrantë. Të gjithë ata janë vendosur në 18 qendra të ngritura nga Serbia. Serbia ka adoptuar ligjin për azilin dhe mbrojtjen e përkohshme me synimin për ta përshtatur me ligjet ndërkombëtare. Shumë pak vetë kanë marrë azilin në Serbi. Sistemi ka shumë mangësi për ofrimin e kushteve të përshtatshme për fëmijët dhe minorenët e pashoqëruar.

Ka pasur pak përmirësim, thotë raporti i HRW, për gjetjen e zgjidhjeve afatgjata për refugjatët dhe njerëzit e zhvendosur nga luftërat në Ballkan, që jetojnë në Serbi. Serbia ka 26,702 refugjatë kryesisht nga Kroacia, dhe 199,584 persona të zhvendosur kryesisht nga Kosova.

Për lirinë e shtypit, raporti thotë se janë regjistruar 50 incidente dhune, kërcënime dhe frikësime të gazetarëve, përfshirë 4 raste dhune fizike dhe 18 raste futje frike nga organet shtetërore. Komisioni për investigimin e vrasjes së tre gazetarëve Dada Vujasinovic më 1994, Sllavko Çuruvija më 1999 dhe Milan Pantiq më 2001 nuk ka pasur sukses. Rastet kanë mbetur të pazgjidhura. Mandati i komisionit është zgjeruar duke përfshirë vrasjen e gazetarëve në Kosovë nga 1998 deri 2001 dhe Bosnjë e Hercegovinë nga 1991 deri 1995.

Dënimi i krimeve të luftës vazhdon të mbetet i frenuar për shkak të mungesës së vullnetit politik, burimeve adekuate dhe mekanizmave të dobët për mbrojtjen e dëshmitarëve. Pesë zyrtarë të rrngut të lartë të përfshirë në krime serioze lufte kanë pasur proces nga gjykatat serbe. 11 krime lufte kanë qenë në proces hetimor deri në gusht 2018 dhe 19 të tjera janë në proces në gjykatat serbe. Zyra serbe e prokurorit për krime lufte ka pasur dy aktakuza të reja. Në tetë muajt e parë të 2019 instanca e parë e gjykatës nuk ka dhënë asnjë dënim për krime lufte. Gjykata e Apelit ka liruar gjashtë persona dhe ka kthyer një rast në instancën e parë. Që nga hapja e zyrës së prokurorit për krime lufte më 2003, janë dhënë gjithsej 44 vendime të formës së presë, janë dënuar 74 persona dhe janë liruar 50 të tjerë.

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Me Shqipërinë në BE mund të flemë të qetë
29 October, 2019 13:04

Me Shqipërinë në BE mund të flemë të qetë

Kush është djali i ‘El Chapos’ për të cilin karteli i drogës ‘dogji’ qytetin
18 October, 2019 14:56

Kush është djali i ‘El Chapos’ për të cilin karteli i drogës ‘dogji’ qytetin

Lifestyle
Fshati që ka vetëm shqiptarë por ku nuk lejohet të flitet shqip
6 December, 2019

Fshati që ka vetëm shqiptarë por ku nuk lejohet të flitet shqip

Është e trishtë historia e Negovanit. Në vitin 1928 këtij fshati të famshëm iu kthye emri në Flamburo. Në ditët

Lajmet e fundit
  • Merkeli viziton për herë të parë Aushvicin 6 December, 2019
  • Pasojat e tërmetit, Austria dhuron 600 mijë euro për rindërtim 6 December, 2019
  • Thaçi në Berlin i kërkon Vetëvendosjes ta formojë Qeverinë 6 December, 2019
  • Vrasja te nënkalimi, i akuzuari e pranon fajësinë 6 December, 2019
  • Fshati që ka vetëm shqiptarë por ku nuk lejohet të flitet shqip 6 December, 2019
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top