fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 21 March, 2023 23:42 Murati thotë se me qeverinë “Kurti” ekonomisë çdo vit i shtohet nga 1 miliard euro
  • 21 March, 2023 23:41 Kjo është polica e re kufitare
  • 21 March, 2023 23:40 Pas humbjeve në Trust, opozita kritikon Qeverinë që refuzoi tërheqjen nga kontributpaguesit
  • 21 March, 2023 23:38 200 metra afër, incidenti i dy avionëve mbi qiellin e Kosovës [video] 200 metra afër, incidenti i dy avionëve mbi qiellin e Kosovës
  • 21 March, 2023 23:35 Arrestohet postieri, e fshehu një zarf me disa fotografi të ndjeshme brenda
  • 21 March, 2023 23:34 Dalin rezultatet, ky është çifti që votuan shqiptarët për të nxjerrë në nominim
  • 21 March, 2023 23:33 “Unë nuk luaj me zemrën time”/ Keisi flet për ndërprerjen e marrëdhënies me Kristin
  • 21 March, 2023 23:32 Vazhdon historia e debatit mbi sytjenat, pas Shota Baraliut reagon edhe Ana Kabashi (FOTO)
  • 21 March, 2023 23:31 Abdixhiku: DASh me deklaratë zhgënjyese ndaj Kosovës, për herë të parë në histori
  • 21 March, 2023 23:30 Hasani: Marrëveshja e Ohrit është autonomi territoriale për serbët
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Hyseni: ”Trepça” s’i ka punët mirë, por s’është para falimentimit
13 September, 2018

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të “Trepçës” Miftar Hyseni ka deklaruar se në “Trepçë” vazhdon të jetë gjendje e njëjtë sikurse edhe më përpara, me nivel të ulët të prodhimit, por në asnjë mënyrë nuk mund të flitet për falimentim të ndërmarrjes. Nuk ka asnjë lëvizje përpara pa u miratuar draftstatuti, pa u regjistruar ndërmarrja dhe pa u pranuar  punëtorë të rinj.

 

Derisa në “Trepçë” të veriut të Mitrovicës flitet për ndërtimin e fabrikave të reja dhe për shtimin e prodhimit, në “Trepçë” të jugut mendohet edhe për falimentimin e ndërmarrjes.

Miftar Hyseni, ushtrues i detyrës së drejtorit të “Trepçës” në Stan Tërg, nuk pranon se situata ka ardhur deri aty sa minierës t’i vihet dryni, megjithëse vështirësitë me të cilat përballet pothuajse prej pasluftës thotë janë të qarta.

Ai ka thënë të mërkurën se aktualisht në “Trepçë” është situatë e njëjtë sikurse ka qenë edhe më përpara, pa asnjë ndryshim, se prodhimi vazhdon të jetë i nivelit të ulët, por që punëtorët të cilët punojnë pagat i marrin me kohë dhe nuk kanë asnjë arsye për t’u brengosur se ata do të mbesin pa paga.

Ai thotë gjithashtu se edhe miratimi i Ligjit për “Trepçën” para dy vjetëve nuk i ka ndihmuar fare ndërmarrjes, sepse janë bërë vonesa me formimin e Bordit Mbikëqyrës, ndërsa nuk është miratuar as statuti dhe as nuk është regjistruar ndërmarrja.

“‘Trepça’ falimenton vetëm atëherë nëse të gjithë ne ndalemi dhe nuk punojmë fare. Kështu siç është situata tani për një gjë të tillë as që mund të mendohet e kurrsesi të diskutohet. Ndodhemi në status quo, do të thosha ‘as me Pejë, as me Gjakovë’. Qeveria e Kosovës duhet të veprojë shpejt, sepse pa miratimin e draftstatutit dhe pa u regjistruar ndërmarrja nuk ka ecje përpara. Për falimentimin flasin vetëm ata që kanë interesa, të cilët pretendojnë dhe kanë orekse të bëhen drejtorë. Ata që e dinë gjendjen nuk flasin për falimentimin. Në ‘Trepçë’ duhet të mendohet për inkuadrimin e punëtorëve të rinj në prodhim, sepse aktualisht mosha mesatare e tyre është mbi 60 vjeç. Çfarë pune mund të bëhet me punëtorë të kësaj moshe? Fatbardhësisht i kemi rreth 300 punëtorë, të cilët janë pranuar më vonë e që mund të sistemohen në prodhim, por gjithsesi duhet të pranojmë punëtorë të rinj”, i tha “Zërit” Hyseni, të mërkurën./Zëri/

« Previous Post
Next Post »
Opinione
“Në vende si tonat janë madje gratë që luftojnë gratë më shumë sesa burrat….”
21 March, 2023 23:47

“Në vende si tonat janë madje gratë që luftojnë gratë më shumë sesa burrat….”

Lifestyle
Puna me orë të zgjatura, si të kujdesemi?
21 March, 2023

Puna me orë të zgjatura, si të kujdesemi?

Edhe pse puna me orë të gjata në zyrë mund të ndihmojë progresin e korporatës, ajo nuk ju ndihmon ju

Lajmet e fundit
  • Kërkesa e qartë e BE-së dhe SHBA-së drejt Kurtit e Vuçiqit: Zbatojeni Marrëveshjen e Ohrit 22 March, 2023
  • Kryhet një operacion i rrallë në Spitalin e Pejës, 67-vjeçares i hiqet masa tumorale 21 March, 2023
  • “Lufta” në OFK: Gjyqi i Nderit e rikthen Jakupin, anëtarët e Kuvendit iniciojnë zgjedhjen e kryetarit të ri 21 March, 2023
  • “Në vende si tonat janë madje gratë që luftojnë gratë më shumë sesa burrat….” 21 March, 2023
  • Është koha për të marrë përgjegjësi dhe për të ecur drejt BE-së 21 March, 2023
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top