fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 25 January, 2021 16:44 Ministrja Haradinaj-Stublla priti në takim Ambasadoren e re të Maqedonisë së Veriut
  • 25 January, 2021 16:38 Osmani dekreton 23 gjyqtarë të rinj
  • 25 January, 2021 15:57 “Super Bowl” organizon koncert special për punëtorët shëndetësorë
  • 25 January, 2021 15:44 Ia publikoi foton private, Arbenita i reagon Feros
  • 25 January, 2021 15:42 Malisheva dhe AKEE nënshkruajnë marrëveshje për efiçiencë të energjisë
  • 25 January, 2021 15:40 Familja mbretërore bëhet me anëtar të ri
  • 25 January, 2021 15:17 Kurti e Osmani u premtojnë studentëve në Lipjan se do të jenë të barabartë në tregun e punës
  • 25 January, 2021 15:15 Donika Gërvalla i del në mbrojtje Albin Kurtit: Sa e madhe është frika e disave
  • 25 January, 2021 14:56 Hoti e krahason LDK-në me Liverpoolin: Nuk është ekip i sezoneve
  • 25 January, 2021 14:48 Lekaj-Tahirit: E pabesueshme ku ka rënë PDK-ja
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
I pathyeshmi Mel Gibson
3 January, 2021

Larg nga ekrani, jeta private e Gibsonit është e mbushur me probleme, duke filluar shkeljet e ligjit, racizmi dhe sjelljet në gjendje të dehur. Reagime të ashpra ndaj tij pati kur bëri punën e regjisorit në një film për Krishtin. Në vitin 2004 ai realizoi filmin “The Passion of Christ”, në të cilin shpërfaq 12 orët e fundit para kryqëzimit.

Aktori, regjisori dhe producenti i njohur australian, Mel Gibson, të dielën ka festuar ditëlindjen e tij të 65-të. I lindur në New York, Gibsoni dhe familja e tij u shpërngulën në Sydney kur ai ishte fëmijë. Në vitin 1976 debutoi në botën e filmit me rolin e tij të parë në projektin “I Never Promised You a Rose Garden” në vitin 1977.

Dy vjet më vonë fama e tij mori hov të madh me rolin “Mad Max”, me personazhin që kërkon hakmarrjen ndaj një grupi motoçiklistësh. Filmi siguroi miliona dollarë në arkat filmike dhe e bëri edhe më të famshëm Gibsonin. Këtë rol e përsëriti në dy pjesë të tjera të “Mad Max”, që u publikuan në vitet 1981 dhe 1985.

Në vitin 1987, Gibsoni shkëlqeu në rolin e Martin Riggs në filmin “Lethal Weapon”. Danny Glover, që luajti së bashku me të, vazhdoi filmin në tri pjesë të tjera.

Në rolin e regjisorit, Gibsoni debutoi gjatë vitit 1993 me filmin “The Man Without Face”, mirëpo ishte viti 1995 që shënoi një tjetër sukses për aktorin e njohur. Ai luajti në filmin historik “Braveheart”, në të cilin pati rolin e luftëtarit skocez William Wallace. Me këtë rol ai fitoi çmimin “Oscar” për “Filmin më të mirë” dhe “Regjinë më të mirë”.

Pas këtij filmi të suksesshëm, Gibson luajti edhe në filmat “Pocahontas”, “Conspiracy Theory” dhe “Chicken Run”.

Filmi për Krishtin

Reagime të ashpra ndaj tij pati kur bëri punën e regjisorit në një film për Krishtin. Në vitin 2004 ai realizoi filmin “The Passion of Christ”, në të cilin shpërfaq 12 orët e fundit para kryqëzimit. Kritikët e lavdëruan për hulumtimin që ia bërë besimit të krishterë, mirëpo të tjerët ishin të mendimit se pati dhunë të tepruar. Grupet e hebrenjve në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë e akuzuan për antisemitizëm me portretizimin e hebrenjve në film.

Ani pse pati kritika, filmi fitoi 600 milionë dollarë nëpër arkat filmike ndërsa u realizua me një buxhet prej 30 milionë dollarëve.

Gibsoni ishte regjisor edhe i dy filmave të tjerë – atij të vitit 2006 “Apocalypto”, që ka të bëjë për një grup mezoamerikanësh që kapet nga një fis i rrezikshëm, dhe “Hacksaw Ridge”, film biografik për doktorin pacifist Desond Doss.

Problemet private

Larg nga ekrani, jeta private e Gibsonit është e mbushur me probleme, duke filluar shkeljet e ligjit, racizmi dhe sjelljet në gjendje të dehur. Në korrikun e vitit 2006, Gibsoni u arrestua në Malibu pasi bëri fyerje antisemitike ndaj policit. Kjo ngjarje e detyroi të kërkonte falje dhe tha se qëndrimet e tij ishin të tmerrshme.

Në vitin 2009 u arrestua për vozitje në gjendje të dehur, ndërsa u dënua me tre vjet lirim me kusht.

Një vit më vonë, një uebfaqe e yjeve publikoi një audio-incizim në të cilin Mel Gibson dëgjohet duke përdorur terme raciste dhe seksiste ndaj ish të dashurës. Incizimi i publikuar në “RadarOnline.com” ishte një bisedë telefonike mes Gibsonit dhe Oksana Grigorieva.

Në incizim, zëri i ngjashëm me atë të aktorit, dëgjohet duke i treguar Grigorievas se ajo “e meritoi” të goditej pasi e akuzoi për goditje në fytyrë dhe thyerje të dy dhëmbëve.

Burri që pretendohet se ishte aktori Gibson gjatë bisedës thotë se ish e dashura ishte veshur në forma provokative dhe se ishte faji i saj nëse do të përdhunohej.

Policia e Los Angelesit nisi hetimet ndaj këtyre akuzave dhe në marrëveshjen gjyqësore Gibsoni u dënua me 36 muaj lirim e kusht, ndërsa u urdhërua të merrte pjesë në seanca këshilluese për 52 javë.

Gibsoni ka qenë i martuar një herë me Robyn Moore. Çifti u martua në vitin 1980 dhe u nda gjatë vitit 2011. Aktori ka nëntë fëmijë.

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995
25 December, 2020 19:02

Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9%  të virusit që shkakton COVID-19
17 December, 2020 21:58

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9% të virusit që shkakton COVID-19

Lifestyle
Do të përfshiheni në një mosmarrëveshje me miqtë tuaj, bëni kujdes
25 January, 2021

Do të përfshiheni në një mosmarrëveshje me miqtë tuaj, bëni kujdes

Horoskopi për ditën e sotme, 25 janar 2021. Dashi Është koha të bëheni plotësisht flirtues sot. Kontaktet përmes shikimit mund

Lajmet e fundit
  • Lëkundje toke në Elbasan dhe Korçë 25 January, 2021
  • E pabesueshme: Pagat në Zvicër u rritën gjatë krizës së pandemisë 25 January, 2021
  • Ministrja Haradinaj-Stublla priti në takim Ambasadoren e re të Maqedonisë së Veriut 25 January, 2021
  • Apple ka një paralajmërim shumë të rëndësishëm për ata që kanë blerë iPhone 12 25 January, 2021
  • Osmani dekreton 23 gjyqtarë të rinj 25 January, 2021
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top