fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 21 March, 2023 23:42 Murati thotë se me qeverinë “Kurti” ekonomisë çdo vit i shtohet nga 1 miliard euro
  • 21 March, 2023 23:41 Kjo është polica e re kufitare
  • 21 March, 2023 23:40 Pas humbjeve në Trust, opozita kritikon Qeverinë që refuzoi tërheqjen nga kontributpaguesit
  • 21 March, 2023 23:38 200 metra afër, incidenti i dy avionëve mbi qiellin e Kosovës [video] 200 metra afër, incidenti i dy avionëve mbi qiellin e Kosovës
  • 21 March, 2023 23:35 Arrestohet postieri, e fshehu një zarf me disa fotografi të ndjeshme brenda
  • 21 March, 2023 23:34 Dalin rezultatet, ky është çifti që votuan shqiptarët për të nxjerrë në nominim
  • 21 March, 2023 23:33 “Unë nuk luaj me zemrën time”/ Keisi flet për ndërprerjen e marrëdhënies me Kristin
  • 21 March, 2023 23:32 Vazhdon historia e debatit mbi sytjenat, pas Shota Baraliut reagon edhe Ana Kabashi (FOTO)
  • 21 March, 2023 23:31 Abdixhiku: DASh me deklaratë zhgënjyese ndaj Kosovës, për herë të parë në histori
  • 21 March, 2023 23:30 Hasani: Marrëveshja e Ohrit është autonomi territoriale për serbët
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
IKD: Gjykata Speciale, e ashpër ndaj ish-krerëve të UÇK-së
28 July, 2022

Gjykata Speciale për Krime Lufte në Hagë, po tregohet më e ashpër sesa që duhet në raport me vazhdimin e masës së paraburgimit të ish krerëve të UÇK-së. Kështu vlerëson Instituti i Kosovës për Drejtësi, ndërsa thekson se bazuar në faktet, procesi gjyqësor kundrejt ish krerëve të UÇK-së, mund të fillojë nga shtatori i vitit të ardhshëm.

Masa e paraburgimit caktohet në kushte të caktuara, kur ka dyshim të bazuar se personat që janë në paraburgim, mund të ndikojnë në dëshmitarë, apo në rrethanë tjetër, mund të mos i përgjigjen ftesës për gjykim nga ana e Gjykatës. Kështu thotë për Radio Kosovën drejtori i Institutit të  Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, i cili vlerëson se Gjykata Speciale, po tregohet e ashpër në raport me ish krerët e UÇK-së.

“Edhe përkundër faktit që po flasim për vepra penale të cilat janë shumë serioze, standardet që promovojnë të drejtat dhe liritë e të pandehurve në procedurë penale, kërkojnë që kjo masë të caktohet vetëm në rrethana të jashtëzakonshme, pasi që personat që po mbahen në Hagë mund të lirohen nga policia penale, atëherë koha e kaluar në paraburgim apo privimi nga liria është një masë që pastaj nuk mund të kompensohet”, tha ai.

Murtezaj tha se procesi gjyqësor është duke shkuar shumë ngadalë. Sipas tij,  do të shkojnë muaj të tërë, deri të kalohet në shqyrtim kryesor.

“Gjyqtarët e procedurës paraprake kanë qenë shumë më të ashpër me prokurorin, duke kërkuar që prokuroria të ofrojë dosjen të ana e avokatëve në mënyrë që të kalojë shqyrtimi kryesor. Mbrojta ende nuk e ka kohën e duhur siç e përcakton edhe ligji, këtë vit pothuajse është e pamundshme të fillojë shqyrtimi kryesor, ky afat do mund të vazhdojë deri në shtator të vitit të ardhshëm”, shtoi Murtezaj.

Profesori universitar i të Drejtës Kushtetuese, Arsim Bajrami, thotë për Radio Kosovën se politikisht mund të ushtrohet presion ndaj autoriteteve të gjykatës që të respektojnë rregullat ligjore, e në mënyrë të veçantë, të mundësojnë një gjykim të shpejtë, të drejtë e të paanshëm.

“Janë jo vetëm shkelje e Kushtetutës dhe legjislacionit të Kosovës, por edhe shkelje e të drejtave të Konventave Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe të Drejtës Ndërkombëtare Penale, që nga mbajtja në arrest pa kurrfarë nevoje e deri te shkeljet procedurës në radhë të parë nga gjyqtari paraprak”, tha Bajrami.

Ndryshe, avokatët e ish-krerëve të UÇK-së që po qëndrojnë në paraburgim në Hagë kanë kërkuar që të akuzuarit të mbrohen në liri dhe për këtë i janë drejtuar Policisë së Kosovës për t’i ofruar garanci. Në parashtresat e kryeprokurorit special, Jack Smith, pretendohet se ekziston rreziku që ish-pjesëtarët e UÇK-së të arratisen, të ndikojnë në dëshmitarë ose ta kryejnë ndonjë krim, për çka edhe u është vazhduar masa e paraburgimit.

 

« Previous Post
Next Post »
Opinione
“Në vende si tonat janë madje gratë që luftojnë gratë më shumë sesa burrat….”
21 March, 2023 23:47

“Në vende si tonat janë madje gratë që luftojnë gratë më shumë sesa burrat….”

Lifestyle
Puna me orë të zgjatura, si të kujdesemi?
21 March, 2023

Puna me orë të zgjatura, si të kujdesemi?

Edhe pse puna me orë të gjata në zyrë mund të ndihmojë progresin e korporatës, ajo nuk ju ndihmon ju

Lajmet e fundit
  • Kërkesa e qartë e BE-së dhe SHBA-së drejt Kurtit e Vuçiqit: Zbatojeni Marrëveshjen e Ohrit 22 March, 2023
  • Kryhet një operacion i rrallë në Spitalin e Pejës, 67-vjeçares i hiqet masa tumorale 21 March, 2023
  • “Lufta” në OFK: Gjyqi i Nderit e rikthen Jakupin, anëtarët e Kuvendit iniciojnë zgjedhjen e kryetarit të ri 21 March, 2023
  • “Në vende si tonat janë madje gratë që luftojnë gratë më shumë sesa burrat….” 21 March, 2023
  • Është koha për të marrë përgjegjësi dhe për të ecur drejt BE-së 21 March, 2023
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top