Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ka njoftuar se deri në orën 11 kanë testuar 257 persona.
Përmes një postimi në Facebook, IKSHPK thotë se pritja mesatare është 1 minutë.
“Ora 11.05! Deri tani janë testuar gjithsej 257 persona. Pritja mesatare 1 minutë e 7 sekonda. Lakmi ekipet botërore”, thuhet në postimin e tyre.