fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 26 January, 2021 16:53 Peci, PSD-së: Reagimi juaj të ngjallë neveri – mllefi ju vie nga defaktorizimi juaj si subjekt
  • 26 January, 2021 16:42 Nxënësit në Kosovë fitojnë shkathtësi për shekullin 21:mendimi kritik, zgjidhja e problemeve dhe programimi themeli i arsimit modern
  • 26 January, 2021 15:42 Maloku i KPK-së pritet në takim nga Osmani
  • 26 January, 2021 15:32 Pak para vendimit të PZAP-së, AAK i zëvendëson emrat e kandidatëve për deputetë
  • 26 January, 2021 15:26 Sannino: Turbulencat politike në Kosovë nuk i kanë ndihmuar dialogut me Serbinë
  • 26 January, 2021 14:59 Kurti: Dialogu duhet së pari të normalizojë Serbinë
  • 26 January, 2021 14:57 Nitaj takoi drejtoreshën e MCC-së, Olmstead
  • 26 January, 2021 13:46 Cardi B dëshiron ta krijojë aplikacionin e saj
  • 26 January, 2021 13:43 Vërshime në disa zona në Podujevë pas reshjeve të fundit
  • 26 January, 2021 13:41 Kanye West rikthehet në Los Angeles
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Ilir Meta: Zgjedhjet e rregullta janë zgjidhje për problemet
30 August, 2019

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka dhënë një intervistë për “Il Giornale” ku ka folur për krizën politike në Shqipëri dhe zgjedhjet e 30 qershorit.

Ai ka theksuar se vetëm zgjedhjet e rregullta mund t’i japin zgjidhje situatës në vend.

“Nëse nuk do të kisha nxjerrë dekretin për të shtyrë zgjedhjet më 13 tetor, që është një datë jo rastësore sepse procesi i pranimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE do diskutohet më 18 tetor, përplasja mes dy fraksioneve politike do të kishte qenë e pashmangshme”.

Sipas tij, kryeministri Edi Rama nuk e ka kuptuar se mbajtja e zgjedhjeve lokale në atë mënyrë (pa opozitën) është problem për hapjen e negociatave.

“Zgjedhjet e qershorit nuk ishin as Kushtetuese, as ligjore dhe as legjitime. Vetëm Gjykata Kushtetuese mund të kontestojë dekretin e Presidentit dhe është për të ardhur keq që veprimtaria e tij (presidentit) pezullohet nga vullneti i Ramës”.

Presidenti shqiptar ka thënë për median italiane se votimet e 30 qershorit ishin pa kundërshtarë, njësoj si gjatë regjimit komunist.

Ai konteston edhe pjesëmarrjen në këto votime, duke theksuar se ajo është me ulët se shifra 23% e deklaruar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Gjatë intervistës, Meta ka folur edhe për audio-përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane ‘Bild’, të dosjeve 339 dhe 184, për të cilat është shprehur:

“Është e papranueshme që nuk janë bërë hetime të thella. Është një nga rastet më të këqija të funksionimit të shtetit të së drejtës.”

Meta thekson se “zgjedhjet e rregullta janë zgjidhja për këto probleme.”

Presidenti ka deklaruar gjithashtu se Shqipëria duhet të luftojë trafikun e drogës dhe paratë që hyjnë në ekonomi nga ky aktivitet. Sa i përket akuzave për miliarderin George Soros, Meta ka theksuar se Shqipëria nuk duhet të përfundojë “në duart e lojtarëve ndërkombëtarë privatë.”

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995
25 December, 2020 19:02

Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9%  të virusit që shkakton COVID-19
17 December, 2020 21:58

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9% të virusit që shkakton COVID-19

Lifestyle
Do të përfshiheni në një mosmarrëveshje me miqtë tuaj, bëni kujdes
25 January, 2021

Do të përfshiheni në një mosmarrëveshje me miqtë tuaj, bëni kujdes

Horoskopi për ditën e sotme, 25 janar 2021. Dashi Është koha të bëheni plotësisht flirtues sot. Kontaktet përmes shikimit mund

Lajmet e fundit
  • Peci, PSD-së: Reagimi juaj të ngjallë neveri – mllefi ju vie nga defaktorizimi juaj si subjekt 26 January, 2021
  • PZAP-ja lë jashtë listave Kurtin dhe kandidatët tjerë që kanë probleme me ligjin 26 January, 2021
  • Nxënësit në Kosovë fitojnë shkathtësi për shekullin 21:mendimi kritik, zgjidhja e problemeve dhe programimi themeli i arsimit modern 26 January, 2021
  • Haradinaj: Presim certifikimin e listës, përndryshe do të ankohemi në Supreme 26 January, 2021
  • Pesë të vdekur dhe 288 raste të reja me COVID-19 sot në Kosovë 26 January, 2021
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top