fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Zgjedhjet 2019
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Zgjedhjet 2019
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 12 December, 2019 12:24 Këto lagje të Prishtinës sot nuk kanë ujë
  • 12 December, 2019 12:17 Gjuriq, zyrtarët e Kosovës i quan nekrofila e terroristë, kërcënon me një tragjedi të mundshme
  • 12 December, 2019 12:15 Tokat bujqësore nuk do të taksohen as vitin e ardhshëm
  • 12 December, 2019 12:07 Kryesia e radhës së OSBE-së, mundësi dhe sfidë për Shqipërinë
  • 12 December, 2019 12:06 Shëndetësia të premten në grevë: Presim pagat me Ligjin e ri
  • 12 December, 2019 12:00 Kushtet për koalicion, as VV e as LDK nuk ndërrojnë mendje
  • 12 December, 2019 11:41 Rritja e çmimit të sigurimit të automjeteve ka rënduar shportën e konsumatorëve
  • 12 December, 2019 11:33 Ku qëndron Kosova në luftën kundër pastrimit të parave
  • 12 December, 2019 11:26 Ligji për Paga, Dogana i bashkohet bllokadës së sindikatave
  • 12 December, 2019 11:21 Besa Gaxherri- Albulena Haxhiut: Piqu
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Zgjedhjet 2019
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Zgjedhjet 2019
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Inaugurohet busti i dëshmorit Selami Hallaçi në shkollën që e mban emrin e tij
26 October, 2018

Komuna e Gjilanit sot ka vlerësuar veprën dhe punën e madhe të veprimtarit të shquar të arsimit shqip dhe luftës për liri, me ç’rast ka bërë zbulimin e bustit të Selami Hallaçit, në oborrin e shkollës e cila edhe mban emrin e tij dhe është e dëshmuar karshi edhe shkollave dhe nxënësve të tjerë për rezultate dhe cilësi në arsim në nivel të Republikës.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se busti që ka ardhur sot për heroin tonë është një nder dhe në të njëjtën kohë edhe obligim që të vazhdohet tutje me punë dhe angazhime të përbashkëta në fusha të ndryshme, njofton komuna e Gjilanit.

“Selami Hallaçi punën dhe angazhimin e tij e ka nisur që në moshë të re dhe me qëllimin që Gjilani dhe Kosova të mësojnë shqip dhe të kenë një arsim me vyrtyte të larta dhe liri e barazi karshi botës së mbarë. Selami Hallaçi, Musa Zajmi, Avdullah Presheva etj., nuk mund të ndahen nga kontributi i bashkëpatriotëve të tij dhe të kësaj ane, në cilëndo periudhë kohore që kanë luftuar. Heronjtë e të gjitha kohërave pushojnë bashkë dhe janë kujdestarë të lirisë sonë. Ata nuk dallohen nëse ishin komunist, nacionaldemokrat, demokrat, rugovist apo antirugovist, por të gjithë këta, dëshmojnë për përpjekjen e popullit shqiptarë për liri”, ka thënë ai.

“Salami Hallaçi mbetet përgjithmonë në historinë tonë, sepse është njëri prej dëshmorëve që ka edhe himnin, ka emër dhe ka kush e ruan, ngase këta fëmijë që edukohen dhe breza të tërë që kanë dalë prej kësaj shkolle, janë ata që e ruajnë dhe e trasojnë emrin e tij. Kjo shkollë në kohët më të vështira gjatë ditës shfrytëzohej për mësim të fëmijëve, e më pas për funksionimin e shtetit dhe kauzës tonë të përbashkët për liri. Kjo shkollë është vend i rezistencës dhe do të mbetet gjithmonë njëri nga vendet e filleve të lirisë së Kosovës në luftën e fundit”, ka përfunduar kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

Kurse, drejtori i kësaj shkolle, Florim Maloku, ka thënë se ngritja e këtij busti dhe investimi i parkut në këtë pjesë të shkollës është një kontribut i përbashkët i personelit të shkollës, prindërve, nxënësve, sektorit privat, Drejtorisë së Arsimit dhe i kryetarit të Komunës së Gjilanit, që kanë dhënë mbështetjen maksimale që ky monument të jetë tani e tutje në hyrjen e shkollës dhe mbrojtje për të gjithë.

Edhe në emër të familjes ka folur nipi i tij, Fatmir Iseni, i cili ka falënderuar këtë punë që është bërë, në vlerësimin e veprës së Selami Hallaçit, e njëkohësisht një obligim për të kontribuar e gjithë shoqëria, për fushën e arsimit, për rininë dhe për të ardhmen më të mirë.

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Me Shqipërinë në BE mund të flemë të qetë
29 October, 2019 13:04

Me Shqipërinë në BE mund të flemë të qetë

Kush është djali i ‘El Chapos’ për të cilin karteli i drogës ‘dogji’ qytetin
18 October, 2019 14:56

Kush është djali i ‘El Chapos’ për të cilin karteli i drogës ‘dogji’ qytetin

Lifestyle
Misteri i fëmijëve albin në Afrikë, vriten për të shitur eshtrat e tyre, një trup vlen 75 mijë euro
12 December, 2019

Misteri i fëmijëve albin në Afrikë, vriten për të shitur eshtrat e tyre, një trup vlen 75 mijë euro

Në Malavi, të lindurit me albinizëm mund të jetë një dënim me vdekje. Në katër vitet e fundit, të paktën

Lajmet e fundit
  • Arrestohen 13 persona në Ferizaj për bixhoz, konfiskohen mbi 40 mijë euro para të gatshme 12 December, 2019
  • Haradinaj: Fitoret e sportistëve po e lartësojnë imazhin e Kosovës në botë 12 December, 2019
  • Këto lagje të Prishtinës sot nuk kanë ujë 12 December, 2019
  • Gjuriq, zyrtarët e Kosovës i quan nekrofila e terroristë, kërcënon me një tragjedi të mundshme 12 December, 2019
  • Tokat bujqësore nuk do të taksohen as vitin e ardhshëm 12 December, 2019
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top