Kryeministri indian Narendra Modi, i ka kërkuar presidentit rus Vladimir Putin që të zhvillojë bisedime të drejtpërdrejta me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, sipas një burimi të qeverisë indiane të cituar nga agjencia e lajmeve Reuters.
“Presidenti Putin e informoi kryeministrin Modi për statusin e negociatave midis ekipeve ukrainase dhe ruse”, tha burimi, duke refuzuar të emërohej përpara një deklarate zyrtare.