Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës respektivisht Këshilli Qëndror Grevist bëjnë të ditur se sot ka filluar grevë nga ora 07:00 ashtu siç ishte planifikuar në të gjitha Institucionet Shëndetësore të Kosovës dhe deri më tani të gjithë punëtorët i janë përgjigjur Grevës së Përgjithshme.
Përveç në QKMF – Shtime u informuam nga nënkryetarja e sindikatës në këtë qendër, Shehrije Morina, se ka ndodhur një incident ku një qytetar ka thyer një xham në laboratorin e kësaj qendre mjekësore, me të cilin rast tani për tani është duke u marr Policia e Kosovës.
Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës do të ju mbaj të informuar lidhur me mbarëvajtjen e Grevës.
Ata thonë se kërkojnë mirëkuptimin nga ana e qytetarëve të Kosovës.