fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 20 May, 2022 10:53 Ministri Peci në Ditën Botërore të Bletës: E rritëm përkrahjen për 33%
  • 20 May, 2022 10:49 Senatori Murphy: Lidhje e pathyeshme mes Amerikës e Kosovës
  • 20 May, 2022 10:45 Qeveria publikon pamje të eskortës që e përcillte Kurtin në Washington
  • 20 May, 2022 10:33 Punëtorët e shtetit në protestë, nuk mbahet as mësim
  • 20 May, 2022 10:25 Emisari gjerman: Qëllimi ynë final është që të kemi Kosovën në NATO, mosliberalizimi i vizave gabim i madh i BE’së
  • 19 May, 2022 15:08 Pasi Loredana u shfaq me lot në sy, Mozzik “solidarizohet” me problemin e saj
  • 19 May, 2022 15:06 Haradinaj takohet me Gjukanoviq: Kufiri do të demarkohet me korrigjim në sektorët e caktuar
  • 19 May, 2022 15:02 Berisha, qeverisë: Mos gaboni t’i hiqni veteranët nga rritja e pagës minimale
  • 19 May, 2022 14:47 Bislimi e Haxhiu takohen me raportuesen e Komisionit të Venecias, flasin për Vetingun
  • 19 May, 2022 13:47 Pas 3 vitesh martesë, Blero dhe Afrona ndahen?
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Instituti për Politika Sociale: Qeveria e Kosovës ta trajtojë seriozisht mundësinë e krizës ushqimore
23 February, 2022

Duke pasur parasysh situatën aktuale mes Rusisë dhe Ukrainës është me rëndësi t’i kushtohet vëmendje rrethanave potenciale të cilat mund të krijohen nga përshkallëzimi i krizës.

Së bashku, Rusia dhe Ukraina përbëjnë rreth 29% të prodhimit dhe eksportit të grurit në tregun global. Ukraina është prodhuesja më e madhe e grurit në kontinentin e Evropës dhe është  prodhuese e madhe e misrit dhe vajit të lulediellit. Po ashtu, shumë vende evropiane importojnë gaz natyror nga Rusia, thonë nga Instituti për Politika Sociale “Musine Kokalari”

Sipas këtij instituti kriza në Ukrainë do të ndikojë në rritjen e çmimit të grurit raporton Gazeta Express.

“Një prodhim dhe eksport aq i madh i grurit si produkt bazë ushqimor dhe i gazit natyror do të ndikohej pashmangshëm në rast të përshkallëzimit të krizës në Ukrainë dhe pas vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë. Nëse kujtojmë vitin 2014, çmimi i grurit në tregun ndërkombëtar ishte rritur për 20% në kohën e pushtimit të Krimesë nga Rusia. Përshkallëzimi eventual i krizës atje do ta cenojë seriozisht sigurinë globale të ushqimit. Përkundër angazhimit deklarativ të shteteve perëndimore që do të punojnë së bashku për t’u siguruar se ky cenim nuk do të ndodh, gjasat janë reale që sasia e mangët do ta ngris çmimin e artikujve ushqimor globalisht. Pra që krizës energjetike që nuk po përfundon mund t’i shtohet edhe kriza e ushqimit”, thuhet në njoftim.

Shumica e vendeve të Lindjes së Mesme, Kinës dhe Afrikës Veriore importojnë dhe varen nga prodhimi i grurit, misrit dhe vajit të lulediellit nga Rusia dhe Ukraina. Në rast mungese, kërkesat do të drejtohen te vendet e tjera dhe kjo pashmangshëm do të ndikonte në rritjen e çmimit të këtyre produkteve, në masë edhe të energjisë në Evropë.

Ndonëse e ardhmja mbetet e paqartë është tejet e rëndësishme që Qeveria e Kosovës ta trajtojë seriozisht mundësinë e krizës eventuale. Po ashtu është e nevojshme të njoftohen drejtë dhe saktë qytetarët, në mënyrë që të shmangen situatat e rrezikshme të lajmeve të rreme dhe të panikut që mund të shkaktojnë paqartësi.

Nëse i marrim parasysh edhe pasojat e pandemisë së Covid-19 dhe rritjes së çmimeve, që tashmë ka ndodhur, si për produkte të ushqimit ashtu edhe për energji, trajtim urgjent i kësaj situate është tejet i rëndësishëm.

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Gratë frymëzuese të Ukrainës, nga Valbona Zeneli
8 March, 2022 11:34

Gratë frymëzuese të Ukrainës, nga Valbona Zeneli

12 gratë e vitit që i dhanë një tjetër kuptim botës
8 March, 2022 11:21

12 gratë e vitit që i dhanë një tjetër kuptim botës

Lifestyle
Prindërit padisin djalin që nuk u dha nip ose mbesë, ia kërkojnë 650 mijë euro
13 May, 2022

Prindërit padisin djalin që nuk u dha nip ose mbesë, ia kërkojnë 650 mijë euro

Një çift në shtetin verior të Indisë, Uttarakhand, ka paditur djalin e tyre të vetëm dhe gruan e tij që

Lajmet e fundit
  • Komandantja Supreme, rekrutëve të rinj: Shpresa jonë është e varur tek ju ( 20 May, 2022
  • Mehaj, rekrutëve të FSK-së: Në jetën ushtarake veç Adem Jashari është komandant i përjetshëm 20 May, 2022
  • Ministri Peci në Ditën Botërore të Bletës: E rritëm përkrahjen për 33% 20 May, 2022
  • Michel pritet me ceremoni shtetërore nga Rama 20 May, 2022
  • Senatori Murphy: Lidhje e pathyeshme mes Amerikës e Kosovës 20 May, 2022
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top