Në Irlandën e Veriut është zhvilluar martesa e parë e personave me të njëjtën seks, që pas miratimit të ligjit në 15 nëntorin e vitit që lamë pas.
Robyn Peunities, 26 vjeç dhe Sharani Edvard, 27 vjeç morën bekimin e priftit për lidhjen e martesës së tyre.
Çifti vendosi të martohej në përvjetorin e tyre të gjashtë, e kishin planifikuar më parë këtë datë edhe nëse ligji i martesave nga deputetët e kuvendit të Irlandës Veriore nuk do të miratohej.
Fillimisht ligji për martesat me të njëjtën seks u legalizua në Angli, Skoci dhe Uells në vitin 2014, por Irlanda Veriore nuk pranoi të ndiqte këtë rrugë.
Ligji u ndryshua zyrtarisht më 13 janar 2020, por çiftet duhet të regjistronin dasmat e tyre të paktën 28 ditë më parë, kështu që sipas llogarive dasmat e para duhet të zhvilloheshin këtë javë dhe ashtu ndodhi.