Kreu i LDK-së, Isa Mustafa është parë duke hyrë mesditën e kësaj të marte në Kuvendin e Kosovës.
Nuk dihet nëse Mustafa ka takim me dikë nga partnerët e koalicionit apo me grupin parlamentar të partisë të cilën ai e udhëheq.
Megjithatë ditëve të fundit pati acarime mes partnerëve të koalicionit qeverisës për çështjen e presidentit.
Nga Lidhja Demokratike nuk po e pranojnë kandidaturën e Ramush Haradinajt për president të vendit.
Për këtë, kryeministri Avdullah Hoti tha në Klan Debat se shpejt pritet të nisin takimet për konsultime me partnerët e koalicionit qeverisës por edhe me partitë parlamentare opozitare.