fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 24 May, 2022 13:22 “Ky fëmijë është i yti”, një grua paraqitet në gjykatë – pretendon se Johnny Depp është babai i fëmijës së saj
  • 24 May, 2022 13:05 Përplasje në Komision për punësimet familjare, Shala-Mujës: Ke qenë në PDK, shyqyr që je larguar
  • 24 May, 2022 13:03 Ministria e Mbrojtjes shpall konkurs, u bën thirrje të rinjve dhe të rejave kosovare
  • 24 May, 2022 13:01 Rriten pagat në Zvicër, sa paguhen punëtorët e ndërtimit
  • 24 May, 2022 12:59 Davosi ballafaqon Kurtin e Vuçiqin në panelin për Ballkanin Perëndimor
  • 24 May, 2022 12:33 Liam Payne ndahet nga e fejuara për herë të dytë
  • 24 May, 2022 12:28 RrGK me rekomandime për heqjen e taksave në produktet menstruale
  • 24 May, 2022 12:24 Posta e Kosovës lëshon pullë të re postare
  • 24 May, 2022 12:15 Komuna e Prishtinës organizon diskutim publik më 8 qershor, fton qytetarët të marrin pjesë
  • 24 May, 2022 12:13 Këngëtarja serbe e bleu për 10 mijë euro një këngë të Ronela Hajatit
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Ish deputeti u shkruan kongresistëve që e firmosën letrën ku Serbia paraqitej si aleat i SHBA-së
7 February, 2022

Ish deputeti i Kuvendit, Faton Bislimi, ka bërë të ditur që u ka shkruar një letër të gjithë atyre Kongresistëve të SHBA-ve, që më 4 shkurt i shkruan Presidentit Biden për Serbinë “duke lartësuar atë si një vend mik e aleat të SHBA-ve që nga Lufta e Dytë Botërore e deri më sot”.

Përmes një postimi në Facebook, Bislmi thotë që në letër ka përmendur  vrasjen brutale të tre qytetarëve amerikanë me prejardhje shqiptare, vëllezërve Bytyçi.

“Ata u vranë në fund të luftës në Kosovë më 1999. Serbia ende nuk i ka sjellur para drejtësisë kryesit e këtij krimi. Të lihet anash ky fakt është thuajse përpjekje për të fshehur një krim serb ndaj qytetarëve të SHBA-ve. Asnjë Anëtar i Kongresit nuk duhet të lë anash një krim të tillë ndaj shtetasëve amerikanë”, shkruan ai.

Bislimi ka kërkuar nga ata që të tërheqin nënshkrimin duke iu kujtuar besnikërinë e shqiptarëve ndaj amerikanëve në periudha të ndryshme historike ndërsa edhe veprimet e Serbisë që kanë qenë kundër Shteteve të Bashkuara dhe pro Rusisë.

Më poshtë letra e plotë e përkthyer në shqip:
Kongresistes Claudia Tenney
Kongresistit Emanuel Cleaver
Dhoma e Përfaqësuesëve të SHBA-ve
Bashkë-Kryesuesë të Grupit Serb
Washington, DC 20515
E nderuar znj. Tenney dhe i nderuar z. Cleaver,
Po ju shkruaj sot në cilësinë time si ish-Deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe si Anëtar Ekzekutiv i Bordit të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane për të shprehur brengosjen time të sinqertë në lidhje me letrën tuaj drejtuar Presidentit Biden për Serbinë të datës 4 shkurt 2022, e cila u nënshkrua edhe nga 14 kolegë tuaj.
Jam lindë e rritë në Kosovë, kam përjetuar okupimin brutal serb të vendlindjes sime si fëmijë, e si i ri (adoleshent) kam qenë refugjat i ndarë prej familjes sime gjatë luftës së Kosovës 1998-99. Më vonë, kam pasë mundësinë që të studijoj e jetoj në SHBA, duke përfshirë edhe angazhimin në stafin e Komitetit për Marrëdhënje Ndërkombëtare të Kongresit nën udhëheqjen e të ndjerit Tom Lantos në fillim të viteve 2000. Si person që sheh në Kongresin e SHBA-ve gardianin e demokracisë dhe të drejtave të njeriut, jam thellësisht i shqetësuar me përmbajtjen jo të saktë të letrës suaj e aq më shumë me prezentimin skajshmërisht të pasaktë që i bëhet Serbisë.
Të dhënat historike për Serbinë të thëna në letër mund të jenë të vërteta pjesërisht, por ato nuk munden t’i lënë nën hije krimet serbe ndaj hebrejëve në periudhën kohore që ju i referoheni, gjatë Holokaustit respektivisht. Hebrejtë e zënë nga serbët u janë dorëzuar menjëherë nazistëve, gjerësa e kundërta është e vërtetë për Kosovën dhe shqiptarët në përgjithësi. Realisht, Shqipëria është vendi i vetëm në botë që ka pasë më shumë hebrejë pas luftës sesa para saj. Secili hebre që kishte arritur të futej në Shqipëri ishte shpëtuar, dhe ata kanë mundë të arrijnë në Shqipëri kryesisht përmes ndihmës së shqiptarëve të Kosovës të cilët kishin rrezikuar jetën e vetë vetëm e vetëm që të shpëtonin hebrejtë në nevojë. Kjo storje e jashtëzakonshme e orëve më të errëta të histories njerëzore buron nga tradita e vjetër shqiptare, besa.
Tutje, letra juaj sikur harron të theksojë diçka që përmendet në secilin takim apo shkëmbim letrash nga zyrtarët amerikanë me Serbinë: vrasjen brutale të tre qytetarëve amerikanë me prejardhje shqiptare, vëllezërve Bytyçi. Ata u vranë në fund të luftës në Kosovë më 1999. Serbia ende nuk i ka sjellur para drejtësisë kryesit e këtij krimi. Të lihet anash ky fakt është thuajse përpjekje për të fshehur një krim serb ndaj qytetarëve të SHBA-ve. Asnjë Anëtar i Kongresit nuk duhet të lë anash një krim të tillë ndaj shtetasëve amerikanë.
Letra juaj pretendon se Serbia dhe SHBA-të gëzojnë një marrëdhënje të sinqertë në aspektin e sigurisë dhe mbrojtjes, por kjo nuk qëndron. Realisht, Serbia e konsideron NATO-n agresore dhe historikisht ka shërbyer si dorë e zgjatur e Rusisë për t’u përzier në çështjet e brendëshme të Evropës. Në krejt Evropën, nuk ka aleat më të madh e më lojal të Rusisë sesa Serbia. Ju rikujtoj se është po kjo Serbi që më 2019 bleu sistemin e mbrojtjes raketore ajrore S-400 nga Rusia përkundër kërkesës amerikane që të mos e bënte një gjë të tillë. Është po kjo Serbi që më 2011 i lejoi Rusisë të ndërtonte një bazë ushtarake në Nish, duke i dhënë kështu Rusisë mundësinë të balancojë prezencën ushtarake amerikane në Bondsteel të Kosovës.
Deklaratat tuaja në letër për investimet ekonomike amerikane në Serbi, edhe njëherë dështojnë të tregojnë se këto investime janë shumë më pak të rëndësishme politikisht sesa miliarda dollarë që Serbia ka përfituar nga Kina përmes Iniciativës së Rrugës dhe Rripit (RBI). Realisht, Serbia është përfituesja më e madhe e fondeve kineze të RBI-së, përmes së cilës ka ndertuar shumë projekte infrastrukturore nëpër gjithë vendin. Dihet botërisht se ky projekt financues kinez është një mënyrë përmes së cilës Kina po e rritë influencën e vet politike në disa vende evropiane – influence kjo që sigurisht do të përdoret kundër interesave amerikane në rajon.
Në fund, por jo më pak e rëndësishme – mos të harrojmë se kur ndodhi 11 shtatori, shqiptarët në Kosovë po ndeznin qirinjë për të ndarë dhimbjen me SHBA-të, kurse serbët po festonin e po digjnin flamurin amerikan nëpër rrugët e Beogradit. Anti-amerikanizmi i tyre buron nga vëllazëria e kahmotshme me Rusinë dhe nga fakti që SHBA-të parandaluan Beogradin për të bërë më shumë krime kundër njerëzimit, më shumë krime luftë, e më shumë gjenocid (siç kishte bërë në Bosnje), kur Amerika udhëhoqi fushatën e bombardimeve ajrore kundër Serbisë për t’i dhënë fund luftës në Kosovë. Tutje, secili sondazh kredibil ndërkombëtar tregon se janë shqiptarët populli më pro-amerikan në Evropë, e jo serbët.
Si bashkë-kryesuesë së Gurpit Serb në Kongres, unë e kuptoj se roli juaj është të ndihmoni në lartësimin e marrëdhënjeve në mes SHBA-ve dhe Serbisë. Edhe unë e përkrah idenë e një Serbije vërtetë demokratike, në paqe me fqinjët, dhe të penduar për të kaluarën. Por, ky qëllim fisnik nuk mund të arrihet nëse nuk e flasim të vërtetën e plotë, sepse “vec e vërteta do t’i çlirojë ata.” Nuk kam dyshim se këto të dhëna të shtrembëruara dhe të pasakta ju janë ofruar nga kontaktet tuaja me qeveritarët e Serbisë, të cilët vazhdojnë të mohojnë të kaluarën dhe të injorojnë realitetin.
Rrjedhimisht, kërkoj që ju të tërhiqni nënshkrimin tuaj nga letra në fjalë ngase ajo nuk reflekton të vërtetën historike, por portretizon një Serbi që ende nuk ka lindur.
« Previous Post
Next Post »
Opinione
Gratë frymëzuese të Ukrainës, nga Valbona Zeneli
8 March, 2022 11:34

Gratë frymëzuese të Ukrainës, nga Valbona Zeneli

12 gratë e vitit që i dhanë një tjetër kuptim botës
8 March, 2022 11:21

12 gratë e vitit që i dhanë një tjetër kuptim botës

Lifestyle
Prindërit padisin djalin që nuk u dha nip ose mbesë, ia kërkojnë 650 mijë euro
13 May, 2022

Prindërit padisin djalin që nuk u dha nip ose mbesë, ia kërkojnë 650 mijë euro

Një çift në shtetin verior të Indisë, Uttarakhand, ka paditur djalin e tyre të vetëm dhe gruan e tij që

Lajmet e fundit
  • Takimi i Kurtit me Berset: Zvicra mbështet fuqishëm anëtarësimin e Kosovës në KiE 24 May, 2022
  • Erdogan: Kryeminstri grek nuk ekziston më për mua 24 May, 2022
  • I dha fund aventurës me Juventusin, Dybala flet për të ardhmen e tij 24 May, 2022
  • Ekipi anglez i xhudos vjen në Kosovë me qëllim të rritjes së performancës së tyre 24 May, 2022
  • Goli i Mërgim Berishës zgjidhet më i miri i sezonit në Europa League 24 May, 2022
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top