fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 22 January, 2021 14:08 Shefi i Zyrës së BE-së: Konfiskimi i pasurive është thelbësor për luftimin e krimit ekonomik
  • 22 January, 2021 14:03 KQZ mblidhet në orën 14:00 për certifikimin e kandidatëve me probleme ligjore
  • 22 January, 2021 14:01 Osmani: Jam në dispozicion të kauzës për shtet të së drejtës
  • 22 January, 2021 13:55 Lëvizja Vetëvendosje kërkon para nga qytetarët për një fushatë perfekte
  • 22 January, 2021 10:17 Mësimdhënësit do të marrin edhe pagën e 13’të duke filluar nga viti 2023
  • 22 January, 2021 10:08 Çka ndodh nëse partitë nuk i zëvendësojnë kandidatët e pacertifikuar?
  • 22 January, 2021 10:02 Hoti thotë se s’do ta pranojë propozimin e Osmanit për shefin e ri të AKI’së
  • 22 January, 2021 10:00 Masat e reja, anulohet fluturimi Prishtinë – Milano
  • 22 January, 2021 09:55 Shtesat për arsimtarët, Hoti takohet sot me përfaqësuesit e SBASHK’ut
  • 22 January, 2021 09:52 KQZ-ja sot vendos për kandidatët që kanë probleme me ligjin
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Ish-kryetari i Drenasit dhe ish-drejtori i arsimit lirohen nga akuza për keqpërdorim detyre
28 January, 2020

Ish-kryetari i Drenasit, Nexhat Demaku dhe ish-drejtori i Arsimit në këtë komunë, Sadik Tahiraj, janë liruar nga akuza për keqpërdorim detyre.

Aktgjykimi ndaj tyre është shpallur të martën nga kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Shpresa Hasaj-Hyseni, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Demaku po akuzohet se ia kishte lëshuar akt-emërimin punëtores Berisha, në pozitën inspektore e tregut, pa shpallur konkurs publik, pa iu nënshkruar procedurave të rekrutimit-punësimit, duke i sjell përfitim pasuror në vlerë prej 18,309.01 euro, me ç’rast e kishte dëmtuar edhe buxhetin e komunës.

Ndërsa, Tahiraj akuzohet se kësaj punëtoreje ia kishte lëshuar kontratën e punës për edukatore me parafillor në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Ali Gashi” në Drenas, pa pasur konkurs publik të shpallur, dhe e kishte punësuar pa përgatitje shkollore adekuate, ku më pas ia kishte lëshuar asaj edhe vendimin për transferim në Drejtorinë e Inspeksionit, si inspektore e tregut, duke e dëmtuar buxhetin e komunës në vlerë 756.18 euro.

Gjykatësja Shpresa Hasaj-Hyseni ka thënë se nuk është provuar se Demaku e Tahiraj kanë kryer veprën penale me të cilën janë ngarkuar.

Sipas saj, nuk është vërtetuar se me veprimet e të akuzuarve i është shkaktuar dëm Komunës së Drenasit.

Kurse, pala e dëmtuar është udhëzuar në kontest të rregullt civil

Sipas aktakuzës së ngritur më 27 shtator 2018, Nexhat Demaku akuzohet se duke shfrytëzuar detyrën zyrtare si kryetar i Komunës së Drenasit, i kishte tejkaluar kompetencat e tij me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo për personin tjetër.

Ai akuzohet se më 10 mars 2015, ia ka lëshuar akt-emërimin punëtores Mimoza Berisha në pozitën inspektore e tregut në Drejtorinë e Inspeksionit, në Komunën e Drenasit me kohëzgjatje prej 5 mars 2015 deri më 5 mars 2016, si dhe me 20 janar 2016, në kohëzgjatje prej 5 mars 2015 deri më 5 qershor 2018.

Këtë akt-emërim, Demaku akuzohet se ia kishte lëshuar Berishës, në Drejtorinë e Inspektoratit të Komunës së Drenasit, me titullin e vendit të punës inspektore e tregut, pa pasur konkurs publik të shpallur, duke mos iu nënshtruar procedurave të rekrutimit-punësimit.

Prokuroria për këtë veprim të tij, pretendon se Berishës i kishte sjell përfitim pasuror të kundërligjshëm në vlerë prej 18,309.01 euro, ndërsa në këtë vlerë është dëmtuar edhe Komuna e Drenasit.

Lidhur me punësimin e Berishës, prokuroria po ashtu pretendon se ka keqpërdorur detyrën edhe ish-drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Drenasit, Sadik Tahiraj.

Ai akuzohet se më 3 nëntor 2014, ia ka lëshuar kontratën e punës për mësimdhënës Mimoza Berishës me titullin e vendit të punës, edukatore me parafillor në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Ali Gashi” në Drenas, si dhe me 3 nëntor 2014 ia kishte lëshuar asaj vendimin, në pozitën edukatore në atë shkollë, pa pasur konkurs publik të shpallur, dhe e kishte punësuar pa përgatitje shkollore adekuate, duke mos iu nënshtruar procedurave të rekrutimit-punësimit.

Gjithmonë sipas aktakuzës ai me 5 mars 2015, ia kishte lëshuar vendimin Berishës për transferimin e saj në Drejtorinë e Inspeksionit në Komunën e Drenasit në vendin e punës inspektor i tregut, e me ç’rast Berishës i kishte sjell përfitim të kundërligjshme në vlerë prej 756.18 euro, duke i shkaktuar dem edhe buxhetit të komunës në vlerë prej 756.18 euro.

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995
25 December, 2020 19:02

Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9%  të virusit që shkakton COVID-19
17 December, 2020 21:58

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9% të virusit që shkakton COVID-19

Lifestyle
Ushqimet e pasura me zink për shëndet gjatë dimrit
21 January, 2021

Ushqimet e pasura me zink për shëndet gjatë dimrit

Është përsëri dimër, koha kur fillojmë të kërkojmë forcues të imunitetit për të shmangur simptomat e ftohjes. Shmangia e ftohjes

Lajmet e fundit
  • Shefi i Zyrës së BE-së: Konfiskimi i pasurive është thelbësor për luftimin e krimit ekonomik 22 January, 2021
  • Lumezi: Jemi të vendosur të përballemi me çdo formë të krimit 22 January, 2021
  • KQZ mblidhet në orën 14:00 për certifikimin e kandidatëve me probleme ligjore 22 January, 2021
  • Osmani: Jam në dispozicion të kauzës për shtet të së drejtës 22 January, 2021
  • Lëvizja Vetëvendosje kërkon para nga qytetarët për një fushatë perfekte 22 January, 2021
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top