“Me shpjegimin që bëri zonja Gërvalla për rastin e diplomatit Prindon Sadriu, tregoi që shteti i Kosovës në vend të kryediplomates ka një kryeanarkiste”, është shprehur Berisha, transmeton Klankosova.tv.
“Ministrja e Punëve të Jashtme , zonja Gërvalla, ju bëri ftesë të gjithë diplomatëve që ata/ato nuk kanë detyrime ndaj Kushtetutës, ligjeve, normave e kodeve të mirësjelljes civile e diplomatike por kanë vetëm detyrime ndaj bashkëshortëve apo partnerëve të tyre dhe nuk kanë asnjë kufizim në fjalorin që përdorin”.
“Në Europë jo se jo, por vështirë të gjendet në botë ndonjë shembull i tillë degradues”.
Gërvalla të hënën në një prej televizioneve ka folur për një qëndrim të Prindon Sadriut ku i kishte quajtur gazetarët si “ndërmarrje e përbashkët kriminale”.
Ajo është shprehur se nuk do ta përsëriste personalisht një qëndrim të atillë dhe që ka thënë se nëse Sadriu do të thyente rregullat në punën që bën, atëherë do të ndërmerreshin masa disiplinore ndaj tij.