fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 20 May, 2022 10:53 Ministri Peci në Ditën Botërore të Bletës: E rritëm përkrahjen për 33%
  • 20 May, 2022 10:49 Senatori Murphy: Lidhje e pathyeshme mes Amerikës e Kosovës
  • 20 May, 2022 10:45 Qeveria publikon pamje të eskortës që e përcillte Kurtin në Washington
  • 20 May, 2022 10:33 Punëtorët e shtetit në protestë, nuk mbahet as mësim
  • 20 May, 2022 10:25 Emisari gjerman: Qëllimi ynë final është që të kemi Kosovën në NATO, mosliberalizimi i vizave gabim i madh i BE’së
  • 19 May, 2022 15:08 Pasi Loredana u shfaq me lot në sy, Mozzik “solidarizohet” me problemin e saj
  • 19 May, 2022 15:06 Haradinaj takohet me Gjukanoviq: Kufiri do të demarkohet me korrigjim në sektorët e caktuar
  • 19 May, 2022 15:02 Berisha, qeverisë: Mos gaboni t’i hiqni veteranët nga rritja e pagës minimale
  • 19 May, 2022 14:47 Bislimi e Haxhiu takohen me raportuesen e Komisionit të Venecias, flasin për Vetingun
  • 19 May, 2022 13:47 Pas 3 vitesh martesë, Blero dhe Afrona ndahen?
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
“Italia është një vend mik, e ardhmja jonë është në Evropë”
21 February, 2022

nga Lendita Haxhitasimi

Në përvjetorin e lindjes së Republikës dhe fillimit të marrëdhënieve diplomatike me Romën, përfaqësuesja e Prishtinës shpreson në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe hapa përpara për “liberalizimin e vizave me BE-në”.  

Republika e Kosovës feston sot 14 vjetorin e Pavarësisë. Një rrugëtim i gjatë, plot sakrifica që konkretizohet me shpalljen e demokracisë më të re në Europë. Një demokraci e rrënjosur thellë në shoqërinë tonë, e konfirmuar nga rezistenca historike për lirinë dhe pavarësinë e popullit tonë.

Më 21 shkurt do të festojmë një tjetër përvjetor të rëndësishëm, atë të 14 viteve të para të marrëdhënieve diplomatike me Republikën e Italisë. Një vend mik që ka qenë pranë nesh gjatë gjithë këtyre viteve dhe që vazhdon të na mbështesë me përkushtim dhe kontribut aktiv në axhendën tonë euroatlantike. Marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Italisë janë të shkëlqyera dhe reflektohen në një spektër të gjerë të bashkëpunimeve të ngushta ndërshtetërore, të cilat synojnë intensifikimin dhe pasurimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tona diplomatike. Megjithatë, potenciali për t’u eksploruar mbetet ende i lartë, për këtë arsye jemi të përkushtuar çdo ditë për të forcuar bashkëpunimin tonë në fusha me interes të përbashkët, me synimin për një partneritet real midis dy vendeve tona.

Në dy vitet e fundit, gjatë pandemisë globale, fryma e qëndrueshmërisë që karakterizon historinë e marrëdhënieve dypalëshe me Italinë mike është forcuar më tej falë solidaritetit të ndërsjellë mes dy vendeve tona në luftën kundër Covid-19. I jemi thellësisht mirënjohës Italisë që na mbështeti aktivisht si me ekspertizën e mjekëve ushtarakë, por edhe me furnizimet mjekësore dhe kontributet e vaksinimit, të konkretizuara përmes programit Covax.

Pavarësisht sfidave, si në të kaluarën ashtu edhe në të tashmen, ne po punojmë shumë me Italinë për të thelluar gjithashtu shkëmbimet në fushën ekonomike dhe tregtare. Afërsia gjeografike është vetëm një nga elementët që e bën Kosovën një treg potencial relevant për kompanitë italiane, të cilit i shtohen edhe stimuj të tjerë si legjislacioni ynë tatimor i favorshëm për investimet e huaja, afërsia me tregjet e Bashkimit Evropian falë monedhës zyrtare që është euro dhe që e bëjnë Kosovën një nga tregjet më tërheqëse në rajon. Pa harruar vullnetin dhe përkushtimin për punë, ku shembull konkret është diaspora jonë në Itali. Të integruar plotësisht, janë rreth 40 mijë bashkatdhetarë tanë që jetojnë dhe punojnë në territorin italian, ku shumica e tyre janë pritur gjatë luftës dhe sot janë të përkushtuar me ndershmëri dhe ndjenjën e njohjes ndaj Italisë.

Sot Kosova tregon se është e gatshme të ndajë përvojën e fituar me sakrificë dhe përkushtim të vazhdueshëm në forcimin e institucioneve të Republikës. Nëpërmjet procesit të transformimit të forcave tona të sigurisë, oficerët tanë të rinj, të trajnuar në akademitë e mbrojtjes të klasit botëror, tani janë krenarë që kontribuojnë për paqen dhe stabilitetin. Gatishmëria jonë për të kthyer mbështetjen e vendeve mike nderohet sot nga vendimi për t’u bashkuar me aleatët në misionet paqeruajtëse në botë si ai i Kuvajtit.

Aspirata jonë e bindur dhe e vendosur për t’iu bashkuar familjes euroatlantike nuk bazohet vetëm në një faktor gjeografik të përkatësisë, por diktohet edhe nga vlerat dhe parimet e përbashkëta që reflektohen si në vullnetin e popullit tonë ashtu edhe në përkushtimin e institucioneve tona. Këtë vit bëhen 10 vjet nga fillimi i procesit të dialogut për liberalizimin e vizave me BE-në, që nga viti 2018 Komisioni Evropian ka konfirmuar faktin se Kosova i ka përmbushur plotësisht të gjitha kushtet e përcaktuara në udhërrëfyesin për këtë proces. Deri më sot, ne jemi ende në pritje të dritës jeshile të vendeve anëtare të BE-së për liberalizimin e vizave.

Ne jo vetëm që jemi Republika më e re në Evropë, por jemi edhe vendi më i ri në kontinent. Një rekord për të cilin ne jemi krenarë dhe që reflektohet nga një vlerësim i jashtëzakonshëm i miratimit për BE-në, ku 98% e popullit tonë është pro. Si kandidat i mundshëm, ne besojmë fuqishëm se e ardhmja jonë është familja e BE-së.

Energjia pozitive që karakterizon të rinjtë tanë projektohet në mënyrën më të mirë të mundshme në të gjitha disiplinat artistike dhe sportive ku jemi përfshirë. Nga shkenca te arti, nga sporti te kinematografia dhe muzika, talenti i jashtëzakonshëm i të rinjve tanë kosovarë na bën krenarë që jemi të lirë dhe të pavarur në Republikën tonë të Kosovës.

 

(Ky editorial i ambasadores së Republikës së Kosovës në Itali, Maltë dhe San Marino, Lendita Haxhitasim, është botuar në të përditshmen italiane “La Repubblica”)

 

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Gratë frymëzuese të Ukrainës, nga Valbona Zeneli
8 March, 2022 11:34

Gratë frymëzuese të Ukrainës, nga Valbona Zeneli

12 gratë e vitit që i dhanë një tjetër kuptim botës
8 March, 2022 11:21

12 gratë e vitit që i dhanë një tjetër kuptim botës

Lifestyle
Prindërit padisin djalin që nuk u dha nip ose mbesë, ia kërkojnë 650 mijë euro
13 May, 2022

Prindërit padisin djalin që nuk u dha nip ose mbesë, ia kërkojnë 650 mijë euro

Një çift në shtetin verior të Indisë, Uttarakhand, ka paditur djalin e tyre të vetëm dhe gruan e tij që

Lajmet e fundit
  • Komandantja Supreme, rekrutëve të rinj: Shpresa jonë është e varur tek ju ( 20 May, 2022
  • Mehaj, rekrutëve të FSK-së: Në jetën ushtarake veç Adem Jashari është komandant i përjetshëm 20 May, 2022
  • Ministri Peci në Ditën Botërore të Bletës: E rritëm përkrahjen për 33% 20 May, 2022
  • Michel pritet me ceremoni shtetërore nga Rama 20 May, 2022
  • Senatori Murphy: Lidhje e pathyeshme mes Amerikës e Kosovës 20 May, 2022
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top