fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 13 April, 2021 15:15 Ukraina me “mburojë të hekurt”, Britania dërgon 6 aeroplanë në Rumani
  • 13 April, 2021 15:11 OAK takohet me ministren Hajdari, diskutojnë për problemet e bizneseve në Kosovë
  • 13 April, 2021 15:08 Kreu i KMDLNJ-së: Kemi prova që Manastiri i Deçanit ishte shndërruar në bazë ushtarake të Serbisë, aty ishin mbajtur peng shqiptarët
  • 13 April, 2021 14:59 Haxhiu: Papunësia, krimi i organizuar dhe korrupsioni po e mbajnë të pazhvilluar Kosovën
  • 13 April, 2021 14:39 Veton Berisha ankohet në Kushtetuese për votat e “Romani Iniciativës”
  • 13 April, 2021 14:36 Meghan mungon në varrimin e Princit Philip pasi ajo ”nuk dëshiron të jetë në qendër të vëmendjes”
  • 13 April, 2021 14:26 “FARK nuk kishte fare”, reagon Gani Geci: Ka pasur takime për bashkimin e dy forcave, kryesori ishte në Oslo
  • 13 April, 2021 14:18 VV e zëvendëson Avni Deharin me Adelina Graincën në komisionin për Punë të Jashtme
  • 13 April, 2021 14:17 Madonna e ka blerë shtëpi 19.3 milionë dollarësh nga The Weeknd
  • 13 April, 2021 14:11 Millivojeviq: Ideja e një “Serbie të madhe” s’i përshtatet Beogradit, do të nënkuptonte ndarjen e Kosovës
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Italia nis gjykimin masiv të mafias, qendra e thirrjeve bëhet sallë gjykate
13 January, 2021

Qindra anëtarë të dyshuar të grupit më të fuqishëm mafioz në Itali pritet të përballen me drejtësinë në procesin më të madh gjyqësor kundër krimit të organizuar në dekadat e fundit.

Pas hetimeve të gjata rreth grupit mafioz, Ndrangheta, autoritetet ngritën akuza ndaj 355 banditëve të dyshuar dhe zyrtarëve të dyshuar për korrupsion, shkruan BBC.

Pritet që në këtë proces të dëshmojnë mbi 900 dëshmitarë. Të akuzuarit përballen me akuza të ndryshme, përfshirë akuzat për vrasje, trafikim droge, zhvatje dhe pastrim të parave. Mendohet se gjykimi do të zgjasë mbi dy vjet.

Procesi do të zhvillohet në një ndërtesë të modifikuar enkas për këtë çështje në rajonin jugor të Kalabrisë, që ndodhet në zemër të territorit që kontrollohej nga grupi mafioz.

Autoritetet e shndërruan një qendër të thirrjeve në sallë gjykate për të siguruar hapësirë të mjaftueshme për qindra personat që do të marrin pjesë në seanca. Asnjë proces kaq i madh gjyqësor kundër mafias nuk është zhvilluar në Itali që nga vitet e tetëdhjeta.

Gjatë një seance dëgjimore, u nevojitën më shumë se tri orë vetëm për t’ua lexuar emrat të pandehurve. Në mesin e tyre ka politikanë, policë, shërbyes civilë dhe anëtarë të dyshuar të mafias.

I pandehuri i profilit më të lartë është personi që dyshohet se është shef i grupit mafioz, Luigi Mancuso, 66 vjeç, i njohur si “daja”.

Grupi Ndrangheta besohet se kontrollon sasi të madhe të kokainës që hyn në Evropë nga Amerika Jugore dhe vendet tjera.

Figurë e rëndësishme në këtë proces gjyqësor është edhe prokurori më i famshëm kundër mafias, Nicola Gratteri, i cili ka jetuar me mbrojtje policore për më shumë se tri dekada.

 

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995
25 December, 2020 19:02

Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9%  të virusit që shkakton COVID-19
17 December, 2020 21:58

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9% të virusit që shkakton COVID-19

Lifestyle
Veprimet që duhet të bëni nëse zgjoheni me dhimbje mesi
13 April, 2021

Veprimet që duhet të bëni nëse zgjoheni me dhimbje mesi

Të paktën 80 përqind e njerëzve e kanë provuar njëherë në jetë dhimbjen e mesit me të gjithë intensitetin e

Lajmet e fundit
  • Mbi 2 mijë të vdekur me COVID-19 në Kosovë që nga paraqitja e rasteve të para 13 April, 2021
  • Ukraina me “mburojë të hekurt”, Britania dërgon 6 aeroplanë në Rumani 13 April, 2021
  • OAK takohet me ministren Hajdari, diskutojnë për problemet e bizneseve në Kosovë 13 April, 2021
  • Kreu i KMDLNJ-së: Kemi prova që Manastiri i Deçanit ishte shndërruar në bazë ushtarake të Serbisë, aty ishin mbajtur peng shqiptarët 13 April, 2021
  • 12 viktima dhe 494 raste të reja të infektuara me COVID-19 13 April, 2021
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top